‘Sezoni’ i kanabisit/ Nis kontrolli nga ajri me 50 dronë, rikthehet edhe monitorimi nga Guardia di Finanza! Qindra efektivë në terren
Policia ka rinisur betejën kundër kultivimit të kanabisit. Qindra efektivë kanë zbritur në terren, ndërsa 50 dronë do të përdoren për survejim ajror. Në ndihmë është sërish Guardia di Finanza, për kontrollet me helikopter në zonat më problematike në veri dhe jug. Deri tani janë asgjësuar mbi 5 mijë rrënjë dhe kubikë, ndërsa sfidë mbeten “shtëpitë e barit”. Vitin e kaluar u çrrënjosën rreth 191 mijë bimë.
24 Maj, 13:02