Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
Nisur nga skualifikimi nga gara për në GJKKO i gjyqtarit Gerd Hoxha, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë të enjten e 27 marsit ligjin për SPAK dhe GJKKO. Kushtetuesja pritet të analizojë një nen që ngre komisionin e posaçëm që bën një riverifikim figure e pastërtie të gjithë kandidatëve, edhe pse kanë kaluar vettingun. Gjyqtari Hoxha u skualifikua për një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.
23 Mars, 21:30