Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë dhe bashkëpunëtori i tij! Si favorizoi trafikantin, droga kapte vlerën deri në 117 mijë euro

Kalon për gjykim dosja e ish-shefit të Kufirit të Korçës, Stiljan Pasho dhe bashkëpunëtorit të tij. Pasho lejoi trafikantin me 26 kg kanabis të kalonte kufirin drejt Greqisë pa iu ushtruar kontroll. Për të siguruar kalimin e drogës, hipi edhe vetë në makinë deri në momentin që kaloi kufirin grek dhe u kthye me këmbë në territorin shqiptar.

2 Shkurt, 10:15