Kronikë

Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në laborator në Fushë Krujë e çohej në BE! Baza edhe tek 'Kodra e Diellit 2'! SPAK: 10 të arrestuar mes tyre 3 të huaj! Në 48 ton lëkurë gjedhi fshihet droga e importuar (EMRAT)

NJOFTIMI ZYRTAR/ SPAK goditi një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine. Droga vinte e fshehur në lëkura të kriposura bagëtish përmes portit të Durrësit dhe aeroportit, dhe në një laborator të ngritur në Qerekë, pranë Rinasit, përpunohej nga 3 ekspertë nga Kolumbia dhe Venezuela, të vënë në pranga. 7 shqiptarë u arrestuan. SPAK: Shqiptarët ishin investitorë, transportues dhe shpërndarës.

16 Nëntor 2024, 07:23