Kronikë

Thellohet skandali/ Mësuesi që ngacmonte nxënëset në Korçë prej 10 vitesh i alkoolizuar

Bledar Duro, mësuesi që u dërgonte mesazhe erotike nxënëseve te tij 14-vjecare ka pranuar fajësinë në Gjykatën e Korçës. Avokati tha se mësuesi ishte i alkoolizuar dhe prej vitesh trajtohej në spital. Duke u përpjekur ta nxjerre nga burgu zbuloi një tjetër skandal, ku tregoi se te gjitha institucionet arsimore kane qene ne dijeni te problemeve te mësuesit. Kush mban përgjegjësi për 'mësues një pijanec' në shkollë?

16 Nëntor 2024, 10:52