SPAK merr 2 orë në pyetje Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin e tij! Ish-deputeti i PS: S'kam patur kurrë Sky Ecc, as kam strehuar persona në kërkim
Ka zgjatur dy orë marrja në pyetje e ish deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij nga prokurori i cështjes Adnan Xholi. Ish deputeti i cili u arrestua më 20 tetor po hetohet për shitje të sekretit shtetëror tek kriminelët, dekonspirim i operacioneve të Policisë së Durrësit e bashkëpunim me ta për t'i siguruar vota në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare 2021.
15 Nëntor 2024, 14:13