Kronikë

Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’/ E pandehur edhe Fatime Kryemadhi! SPAK i komunikon akuzat Ema Çokut e Pirro Xhixhos

Nëntë muaj pas arrestimit të ish Presidentit Ilir Meta dhe vendosjes së masave të tjera të sigurisë, SPAK ka vendosur mbylljen e hetimeve dhe dërgimin në gjyq të dosjes Meta-Kryemadhi. Report Tv deri tani ka mësuar 5 të pandehur për dosjen. Përveç Metës, Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çoku nën akuzë zyrtarisht është edhe ish vjehrra e kreut të PL, Fatime Kryemadhi. Akuza i komunikohet nesër. 

28 Korrik, 14:31