Shqipëri, debate dhe shqetësim mbi numrin e lartë të personave në paraburgim
Shqetësimi mbi nivelin e lartë të të paraburgosurve prej 62% në Shqipëri është disavjeçar. Gjatë dy viteve të fundit, politikat penale janë ashpërsuar, siç konstatohet edhe nga Prokuroria e përgjithshme në raportin e fundit mbi gjendjen e kriminalitetit. Në vitin 2024 organi akuzës kërkoi në gjykatë 3073 masa arrest në burg, ose 4% më shumë se një vit më parë
4 Mars, 20:01