Qëlloi me kallashnikov ndaj dy policëve të Komisariatit nr.6, ekstradohet nga Parisi 37 vjeçari (EMRI)
37 vjeçari nga Shkodra, Shpëtim Kraja është ekstraduar në Shqipëri nga Franca, pasi në vitin 2022 qëlloi me kallashnikov ndaj dy efektivëve të policisë. Në ngjarjen e Qafë Kasharit, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë makinën, por shoferi nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, makina është përplasur me një bordurë dhe Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja kanë dalë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të policëve, të cilët më pas duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.
28 Gusht 2024, 18:38