-
Helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë.
30 Maj, 10:55 -
'Ishin shokë fëmijërie’, gazetarja zbulon trekëndëshin Çopja-Alibej-Çela: U nis për ilaçet e mamasë në Itali
29 Maj, 19:54Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar se Suel Çela, vëllezërit Çopja dhe Erion Alibej kanë qenë shokë fëmijërie, por më pas rrugët e tyre janë përfshirë në ngjarje kriminale të rënda në Elbasan. Në dëshminë e tij në gjykatë, Alibej ka pohuar se ka udhëtuar drejt Italisë për të marrë ilaçe për nënën e tij të sëmurë dhe se nuk ka qenë i përfshirë në aktivitetet e paligjshme të babait apo vëllait.
-
Alizoti-gazetarëve: Ne demokratët jemi në rregull, kujdes mos ju ha juve Rama (VIDEO)
29 Maj, 19:53Të paktë janë demokratët që përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit e kërkojnë mes tyre. Një prej tyre është deputeti Tomor Alizoti, i cili teksa hynte në parlament pas fushatës 1-mujore, u tha gazetarëve se “ne jemi në rregull”, pavarësisht se nën drejtimin e tij si Drejtues Politik, Partia Demokratike në Qarkun Elbasan humbi 2 mandate.
-
Elbasan/ ‘Çmendet’ 32-vjeçari, organizon ndeshje mes maces dhe qenit, filmimin e poston në rrjetet sociale! Policia e merr nën akuzë
29 Maj, 17:28Një 32-vjeçar është marrë nën akuzë nga Policia, pasi dyshohet për keqtrajtim të kafshëve shtëpiake, një qeni dhe një maceje. Ai i ka përdorur dy kafshët për ndeshje, duke i filmuar dhe hedhur postimin në rrjetet sociale, nën dyshimin për të marrë sa më shumë klikime dhe përfituar
-
PL: Helmimi i fëmijëve në Gramsh, alarm kombëtar, institucionet kanë dështuar
29 Maj, 15:40Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami deklaroi se rasti i fundit i helmimit të fëmijëve në një kopsht në Gramsh është një alarm kombëtar dhe pasojë direkte e dështimit sistematik të institucioneve përgjegjëse
-
Helmimi në kopshtin e Gramshit/ AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë! Analizat për vezët dhe kofshët e pulës vijojnë
28 Maj, 16:56Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se produktet qumësht, kofshë pule dhe vezë të kampionuara në Gramsh dhe Tiranë kanë rezultuar të pastra për treguesin Salmonella spp. Analizat për disa mostra të vezëve dhe kofshëve të pulës janë ende në proces dhe AKU do të vijojë informimin sapo të përfundojnë.
-
Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, Nils Rimajer triumfon pas 188 kilometrave në Etapën e Dytë
28 Maj, 09:21Rimajer konfirmoi formën e tij të shkëlqyer, duke ruajtur edhe bluzën e verdhë të liderit të klasifikimit të përgjithshëm pas dy etapave.
-
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen nga Elbasani në Vlorë
28 Maj, 08:03Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë. Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.
-
Librazhd/ Minatori humbi jetën në galerinë e Katjelit, nisin hetimet për administratorin e minierës, drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e turnit
27 Maj, 15:45Policia e Librazhdit ka nisur hetimin ndaj administratorit të minierës, drejtuesit teknik dhe përgjegjësit të turnit, pasi një minator humbi jetën në minierën e fshatit Katjel në Librazhd. Minatori ka humbur jetën sapo ka marrë turnin pasi e ka zënë një gur minerali poshtë, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
-
Krimet zgjedhore/ SPAK operacion në Elbasan, sekuestrohet celulari i një zyrtari të Bashkisë
27 Maj, 14:20Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH të mbështetur nga Policia e Shtetit kanë zhvilluar një operacion në qytetin e Elbasanit për krime zgjedhore.
-
Gramsh/ Hyri në banesën e 18-vjeçares dhe tentoi ta merrte me forcë, arrestohet autori
27 Maj, 13:18Blutë bëjnë me dije se 38-vjeçari gjithashtu e ka goditur me shpullë të renë.
-
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e dytë, autostrada Durrës - Rrogozhinë e bllokuar nga ora 14:30 deri në 15:30
27 Maj, 07:41Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë. Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.
-
E rëndë në Prrenjas, minatori humbet jetën në galerinë e Katjelit! E zuri masivi i mineralit, sapo kishte nisur turnin (EMRI+FOTOT)
26 Maj, 18:40Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, teksa Policia e Elbasanit njoftoi se grupi hetimor dhe forcat kanë shkuar në zonë për të kryer veprimet e duhura. Sapo kishte marrë turnin në galeri, i ra një masiv guri e minerali përsipër
-
Helmimi me salmonelë në kopshtin e Gramshit, Basha: Përveç fëmijëve, e prekur edhe psikologia! Sulaj: Duhet minimalisht 5 ditë për rezultatin e analizave
26 Maj, 15:04Drejtori i shërbimit social në bashkinë e Gramshit thotë se përveç fëmijëve, e prekur nga salmonela ka rezultuar edhe psikologia. Eksperti Sulaj thekson se hetimet dhe kontrollet duhet të fokusohen paralelisht tek ushqimi dhe njerëzit.
-
Gramsh/ Babai dhe 2 djemtë masakrojnë me hekur e grushte 26-vjeçarin dhe arratisen, Policia i shpall në kërkim
26 Maj, 13:56Konflikti mes dy familjeve përfundon me plagosjen e një 26-vjeçari, teksa Policia ka shpallur në kërkim si autorë babanë me dy djemtë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Gramsh, ku sherri mes palëve raportohet se ka ndodhur për motive të dobëta, por detajet mbeten ende të panjohura
-
17 fëmijë në kopshtin e Gramshit të helmuar nga ushqimi me salmonelë! Prindërit protestë: Të hetohen përgjegjësit
26 Maj, 11:39Kur kanë kaluar 8 ditë nga helmimi i fëmijëve në kopshtin public të Gramshit, institucionet ende nuk kanë nxjerrë shkakun, ndërsa prindërit dolën në protestë duke kërkuar hetim të plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. Shëndetësia konfirmon se janë bërë 79 analiza dhe 17 fëmijë kanë rezultuar të prekur nga salmonela, një bakter i rrezikshëm që gjendet zakonisht tek mishi i pulës dhe vezët.
-
Nisin hetimet për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia: 6 u paraqitën në spital! Sekuestrohen kartelat klinike, merren mostrat e ushqimit
25 Maj, 11:53Helmimi i fëmijëve të kopshtit shtetëror në Gramsh po hetohet nga prokuroria e Elbasanit ndërsa në ISHP dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore po kryen dhjetëra analiza. Në hetim është edhe kompania ‘Nelsa SHPK’ e cila furnizon me ushqime kopshtin por edhe shumë institucione të tjera si spitale në disa qytete.
-
Helmim masiv në kopshtin e Gramshit, 3 fëmijë në Urgjencë! Ngjarja para 5 ditësh, institucionet e fshehën! Analizat konfirmojnë salmonelën, s’dihet origjina
24 Maj, 16:20Tre fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Gramshit me simptoma helmimi, diarre, të vjella dhe temperaturë para 5 ditësh. Fëmijët janë të gjithë të moshës 3 deri në 6 vjeç dhe frekuntojnë kopshtin nr. 1 të qytetit, që administrohet nga bashkia e këtij qyteti. Janë marrë gjithsej 72 mostra për analiza laboratorike,12 fëmijë dyshohet të jenë prekur nga helmimi
-
Zgjedhjet/ KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqet! PD konteston dhe ankimon Kukësin! Celibashi: DHL dorëzoi dokumentet për votat e Greqisë
24 Maj, 13:41Rezultati i zgjedhjeve për 12 qarqet e vendit u miratua nga KQZ nën kontestimet e vazhdueshme të demokratëve. Hapet rruga e ankimimit, PD çon në KAS rezultatin e qarkut të Kukësit.
-
Elbasan/ Kapet ‘mat’ duke vjedhur në një magazinë në Bradashesh, arrestohet 38- vjeçari
24 Maj, 11:15Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38 vjeçar, pasi u kap mat duke vjedhur në një magazinë në fshatin Bradashesh. Në pranga është vënë 38 vjeçari me inicialet E.Ç, i cili ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje.