-
9 Maj, 20:14
-
Partia ‘Mundësia’ mbyll fushatën elektorale, Shehaj: Do ia dalim, të dielën për ndryshimin e madh! Beteja vijon edhe pas 11 majit
9 Maj, 19:45Partia “Mundësia” mbylli sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ku është një prej forcave të reja garuese për vende në Parlamentin e ardhshëm
-
Rama mbyll fushatën: Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane! Marrim të paktën 78 mandate! Bufi i rrjedhur, ‘Latifi’ do ikë edhe më i pasur
9 Maj, 19:13Vrapi i fundit i socialistëve drejt vijës së finishit, pas një një fushate të gjatë 30 ditore ishte në Parkun Olimpik. PS mbylli aty fushatën elektorale me kandidatët e Tiranës, ndërsa Edi Rama i mëshoi premtimit kryesor të kësaj fushate, atë të Shqipërisë në Europë. Kreu i PS u ngjit në podium bashkë me bashkëshorten Linda Rama.
-
Dita e fundit e fushatës/ Rama VIDEO-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE! Numrat e diasporës inkurajues, kurioz të shoh gjykimin dhe vendimin e tyre
9 Maj, 18:42Kryesocialisti Edi Rama po bëhet gati që të finalizojë këtë fushatë elektorale në ditën e fundit, ku pas pak do të mbajë edhe mitingun përmbyllës dhe të fundit në Tiranë për Partinë Socialiste, për t’i lënë rrugë më tej procesit të votimit më 11 maj
-
Tre muaj pas arrestimit, PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt! Këshilltarët e djathtë: Kryebashkiaku ka 3 muaj që mungon në punë, të mblidhemi më 12 maj (SHKRESA)
9 Maj, 17:13Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Përmes një shkrese të depozituar ata thonë se sipas ligjit ‘Për vetëqeverisjen vendore’, mungesa tashmë 3 mujore e Veliajt i jep atyre të drejtën për të kërkuar shkarkimin
-
Blushi i PL thirrje në ditën e fundit të fushatës: 11 maji referendum popullor për të larguar narkoregjimin, votoni aleancën madhështore dhe Ilir Metën
9 Maj, 16:11Partia e Lirisë i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në votime më 11 maj dhe të votojnë aleancën PD-ADSHM. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi, doli në një deklaratë për mediat, ku e cilësoi referendum ditën e diel
-
VIDEOLAJM/ PS ndryshon banerin në selinë qendrore, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit
9 Maj, 14:08Siç shihet nga pamjet, është duke u ndërruar një nga banerët e fushatave të kaluara për t’i dhënë vëmendje mesazhit politik të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
-
'Qytetarët janë të mbushur me shpresë për ndryshim', Basha: Vota për numrin 4 është garanci për luftë kundër korrupsionit
9 Maj, 13:30Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidaten për deputete, Oriola Pampuri, kanë vijuar takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e fundit të fushatës. Ai u ndal sot në Njësinë 1 në Tiranë, ku tha se qytetarët janë të mbushur me shpresë dhe kjo ndihet në çdo takim.
-
Transformimi i aeroportit 'Nënë Tereza', Rama inspekton punimet: Mbyllen në fund të vitit, është një kryevepër
9 Maj, 12:42Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas po transformohet. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet. I shoqëruar edhe nga arkitekti i famshëm italian, Marco Casamonti, Rama tha se pritet që punimet të mbyllen në fund të vitit, ndërsa e cilësoi si një kryevepër.
-
Në kërkim për ushtrim prostitucioni, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
9 Maj, 11:40Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtja e lokaleve për këtë veprimtari është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit.
-
'Djathtas për Zhvillim' mbylli fushatën, Dash Shehi: Votoni ndryshe, të krijojmë një Shqipëri të barabartë para ligjit dhe mundësive
9 Maj, 09:25Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' mbylli mbrëmjen e djeshme fushatën elektorale, në një takim në Tiranë me qindra të pranishëm. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i koalicionit, deputeti Dashamir Shehi, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë ndryshe, nëse duan një ndryshim pozitiv për vendin.
-
Tiranë/ Furnizonin grupet kriminale me armë zjarri, 2 të arrestuar, nën hetim shoku i tyre
9 Maj, 09:12Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent”, ndërsa janë sekuestruar 4 pistoleta dhe 3 armë të ftohta.
-
Pëllumb Seferi: 11 Maji, dita kur qytetarët bashkohen për ndryshimin në Tiranë (VIDEO)
9 Maj, 08:09Në çdo lagje ku ka shkelur, Seferi është pritur me besim dhe shpresë. Ai përfaqëson një model të ri politikani – të përkushtuar, të ndershëm dhe të lidhur ngushtë me hallet dhe aspiratat e qytetarëve.
-
'Giro d'Italia' në Shqipëri, gara e çiklizmit nis sot me Etapën e Parë nga Durrësi në Tiranë, ja rrugët që bllokohen
9 Maj, 07:42Veç ditës së sotme kur Etapa e Parë përfundon në Tiranë, nesër më 10 maj Etapa e Dytë me karakter kronometri do zhvillohet e gjitha në kryeqytet. Ditën e nesërme ndalimi i parkimit dhe qarkullimit në disa akse do fillojë që në orën 08:00 të mëngjesit.
-
‘Gongu’ i fundit, sot mbyllet fushata për 11 majin! PS dhe PD ‘masin’ forcat, sot mbajnë mitingjet përmbyllëse në Tiranë
9 Maj, 07:34Shqipëria drejt zgjedhjeve të 11 majit. Pas një muaji, sot mbyllet fushata. Të shtunën heshtje zgjedhore dhe të dielën 3, 713, 761 shqiptarë votojnë për mazhorancën e re. Për herë të parë voton edhe diaspora. PS mbyll fushatën në orën 19:30 pranë Parkut Olimpik. PD do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri në orën 19:00
-
Lapaj mbyll fushatën në Tiranë: Të ndërtojmë një shtet funksional, jo në shërbim të pushtetit
8 Maj, 22:54Kreu i Koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, përmbylli fushatën elektorale në Tiranë duke përcjellë një mesazh të fortë për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.
-
'Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7x7=313', Basha në mbylljen e fushatës: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK
8 Maj, 20:32Koalicioni Euroatlantik përmbylli pasditen e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik Basha theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të koalicionit për drejtësinë e pavarur dhe për institucionin e SPAK-ut.
-
KPA në një mendje me SPAK, rrëzon KPK-në, shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Afrim Shehu
8 Maj, 16:27Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur unanimisht sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Afrim Shehu, i cili ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Veting-ut, më 15 maj 2024.
-
Giro d’Italia në Tiranë/ Policia e Shtetit nis zhvendosjen e automjeteve, ja ku mund të gjenden
8 Maj, 15:54Automjetet do të largohen me mjet karrotrec dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.
-
Giro d'Italia, Anduela Ristani: Ngjarje historike, disa prej akseve kryesore të Tiranës do jenë të bllokuara për mjetet
8 Maj, 15:44Nga data 9 deri më 11 maj 2025, kryeqyteti ynë do të jetë në vëmendjen ndërkombëtare. Me qëllim mbarëvajtjen e organizimit dhe aktiviteteve të parashikuara, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani ka kërkuar njëkohësisht bashkëpunimin e qytetarëve, si një faktor shumë i rëndësishëm për finalizimin me sukses të këtij eventi historik.
-
VENDIMI/Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe një tjetër! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro
8 Maj, 13:06Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh
-
Veliaj: Pas tërmetit ndërtuam 5 lagje të reja rurale, 800 shtëpi individuale dhe 20 shkolla moderne në Tiranë
8 Maj, 12:34Pasojat e tërmetit shkatërrues të vitit 2019 u shndërruan në një sfidë të jashtëzakonshme për qytetin e Tiranës, por edhe në një mundësi për t’u rilindur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një bilanc të punëve të kryera në kuadër të procesit të rindërtimit
-
Tiranë/ Lëvizte me pistoletë në makinë dhe tentoi t'i ikë policisë, në pranga 19-vjeçari
8 Maj, 10:43Një 19-vjeçar i cili lëvizte me pistoletë në makinë është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit
-
Kanabis me postë nga SHBA në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë! U kapën teksa po merrnin drogën (EMRAT+ VIDEO)
8 Maj, 10:07Antidroga e Tiranës goditi një tjetër rast të trafikimit të drogës nëpërmjet postës. Dy të rinj u arrestuan në një pikë të degës postare në Vorë teksa ishin duke marrë pako kanabis të ardhur nga SHBA.
-
'Giro d'Italia' nis nesër Etapën e Parë nga Durrësi drejt Tiranës, ja rrugët ku ndalohet parkimi dhe qarkullimi në kryeqytet për dy ditë
8 Maj, 10:07Policia e Tiranës ka rikujtuar edhe njëherë akset ku më 9 dhe 10 maj ndalohet parkimi dhe qarkullimi në fashën orare nga 08:00 - 18:00.