-
Një aksident me vdekje është regjistruar në lagjen nr. 4, Durrës.
26 Qershor, 08:53 -
Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 22:07Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e sotme me epiqendër në Nikël të Fushë-Krujës dhe thellësi 5 km. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë
-
Debate në Këshillin Bashkiak Durrës/ Opozita përplaset me mazhorancën për fondin e shpronësimit, Muka: Nuk mund të vijë 10 minuta përpara ky vendim! Kallmi: Vetë e keni kërkuar
24 Qershor, 15:43Në qendër të kritikave ishin edhe fondet e papërdorura nga buxheti i vitit të kaluar. Sipas opozitës, rreth 30% e buxhetit ka mbetur pa u investuar për qytetarët.
-
Zaptuan hapësirat publike në Currila, Spille dhe Kepin e Rodonit, Policia aksion për lirimin e tyre! 3 nën hetim
24 Qershor, 12:03Policia e Durrësit vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në zonat bregdetare. Efektivët sekuestruan 169 çadra dhe shezlongë, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohen 3 persona banues në Durrës dhe në Tiranë.
-
FOTOT/ Jahti gjigand i miliarderit izraelit ankorohet në Portin e Durrësit
24 Qershor, 11:07Në portin e Durrësit është ankoruar sot jahti gjigand i miliarderit izralelit Juri Milner. Milner është aksioner në një kompani imobiliare të krijuar nga Donald Trump e që menaxhohet nga Kushner.
-
Durrës/ 3 hajdutët tentojnë të vjedhin jahtin, por u ‘dështon’ plani
23 Qershor, 22:22Pasditen e kësaj të hëne, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ka mbërritur një denoncim, ku pronari i një mjeti lundrues që ndodhej i ankoruar në Portin e Durrësit ka konstatuar se mjeti nuk ndodhej më në vendin ku ishte ankoruar pak ditë më parë.
-
Vijon dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalzit, ekipet e ekspertëve në terren për vlerësim periodik të procesit
23 Qershor, 15:29Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini inspektoi nga afër procesin e dezinsektimit në vijën bregdetare të Gjirit të Lalëzit në Durrës.
-
Mushkonjat në plazhe, nis dezinsektimi në Gjirin e Lalzit
23 Qershor, 14:27Në zonat turistike po kryhet dezinsektimi për parandalimin e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat, proces që do të vijojë deri në tetor, njoftuan autoritetet.
-
Durrës/ Policia nis kontrollet ndaj ndotjes akustike në zonat turistike, fushatë sensibilizuese pranë bregdetit
23 Qershor, 11:19Policia e Durrësit ka ndërrmarë një fushatë sensibilizuese në zonat turistike për të reduktuar ndotjet akustike. Në planin e masave uniformat e policisë kujtojnë se çdo biznes duhet të zbatojë orarin e lejueshëm të muzikës në ambientet e hapuara.
-
Zaptuan hapësirat publike, sekuestrohen 100 çadra e shezlongë në Golem! 3 persona nën hetim
23 Qershor, 10:28Uniformat blu bëjnë me dije se zonën e Golemit hoqën 100 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga tre qytetarë.
-
E rëndë në Durrës, turistja nga Bosnjë-Hercegovina mbytet duke u larë në det! Policia: Vdekja e 66-vjeçares aksidentale, po hetojmë
22 Qershor, 18:30Një pushuese e moshuar nga Bosnjë Hercegovina, që kishte ardhur si turiste, humbi jetën aksidentalisht teksa po lahej në det. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës. priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore
-
Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna
22 Qershor, 10:37Tirana ka avantazhin që ka një përqindje më të madhe të zënies gjatë gjithë vitit, ndryshe nga bregdeti, ku kërkesa më e lartë është në muajt e verës. Kryeqyteti kishte një normë zënieje prej 53% si mesatare e 2024-s, ose gjysmën e muajit, përkundrejt 40% të Vlorës dhe 42% në Durrës.
-
Fushë-Krujë/ Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Sukth-Vendas! Infektohet tufa prej 100 delesh
21 Qershor, 17:00Në fshatin Sukth Vendas, Thumanë, Fushë-Krujë, është konfirmuar një vatër e murtajës, ku rreth 100 dele rezultuan të infektuara. Autoritetet po marrin masa për eliminimin e tufës dhe dezinfektimin e zonës, ndërsa fermerëve u kërkohet të respektojnë masat e biosigurisë për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
-
Rehabilitohen plazhet publike në shëtitoren 'Taulantia' në Durrës
21 Qershor, 17:01Shëtitorja “Taulantia” në Durrës, është një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës nga pushues vendas e të huaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen për rehabilitimin e plazheve publike në shëtitoren “Taulantia”, në lagjen 1 të Durrësit.
-
Mungesa e energjisë elektrike në disa zona, Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Stacionet e pompave të ujit do stakohen, nisur nga mbrëmja e sotme
21 Qershor, 16:27Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës bën me dije se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, të raportuara nga OSHEE, do të ndalet përkohësisht funksionimi i stacioneve të pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.
-
Vëzhgim i Report TV / 128 plazhe publike në Durrës, 41 në Sarandë dhe 35 në Velipojë, pushuesit: Janë pa pagesë por duhet pastërti (Pamje me dron)
20 Qershor, 15:54Gjatë këtij sezoni veror plazhet publike, pa pagesë, janë shtuar në Durrës, Sarandë, Ksamil dhe Velipojë, duke ofruar më shumë hapësira për pushuesit. Por gjatë vezhgimit tonë nga jugu ne veri, vumë re se ende mungon infrastruktura dhe pastërtia, ndërsa vijon aksioni për të hequr çadrat e uzurpuesve.
-
Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën Tiranë-Durrës! 'Paralizohet' qarkullimi (VIDEO)
20 Qershor, 11:54Dy aksidente të njëpasnjëshme u regjistruan mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar po vetëm dëme materiale.
-
Durrës/ Kishin zaptuar dy hapësirat publike, lirohen dy plazhe te Currilat! Sekuestrohen 27 komplete me çadra e shezlongë, nën akuzë 2 persona
20 Qershor, 11:13Në kuadër të aksionit përgjatë sezonit veror dhe turistik i koduar “Plazhi i lirë”, janë sekuestruar 27 komplete me çadra dhe shezlongë. Gjithashtu u proceduan penalisht edhe 2 personat që akuzohen se e kishin zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirën publike
-
Kavajë/ Kultivuan kanabis në tetë miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj, dy të arrestuar! Sekuestrohen 20 mijë euro (EMRAT+VIDEO)
20 Qershor, 10:21Dy persona kanë rënë në prangat e uniformave blu pasi kishin kultivuar bimë kanabisi në 8 miniparcela (gjithsej 1200 bimë) në kodrat e fshatit Lekaj
-
Teuta pa president dhe pa stadium, larg ‘Niko Dovanës’ pas vendimit te qeverisë
20 Qershor, 09:48Stadiumi 'Niko Dovana' në Durrës dhe zona përreth pritet t'i nënshtrohet një transformimi të thellë. Klubi i Teutës mbetet pa stadium për një kohë të pacaktuar dhe një vendim i tillë vjen pasi Edmond Hasanbelliu u largua nga posti i presidentit të klubit pas 26 vitesh.
-
Durrës/ Morën vilën me qira dhe e kthyen në ‘fole’ prostitucioni, 4 kineze në pranga! Në kërkim tutorja angleze
20 Qershor, 09:31Katër shtetase kineze - mes tyre njëra prej organizatoreve kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pas zbulimit të një vile dykatëshe në Durrës që ishte përshtatur për ushtrim prostitucioni. Ndërsa do të hetohen në gjendje të lirë 10 persona të tjerë mes tyre dy kineze dhe 8 shqiptarë.
-
VKM/ Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rijetëzimin e stadiumit 'Niko Dovana' në Durrës
19 Qershor, 18:06Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme autorizimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare për rehabilitimin e stadiumit 'Niko Dovana'. Kjo synon modernizimin dhe kthimin e kësaj prone publike në hapësirë multifunksionale kulturore dhe sportive.
-
Kosovari i kërkuar nga Gjykata e Mitrovicës kapet duke hyrë nga Porti i Durrësit! Dy akuzat ndaj 25-vjeçarit, Interpoli nis procedurat për ekstradim
19 Qershor, 14:03Po hynte në Shqipëri nëpërmjet Portit. Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë
-
Zaptuan plazhin publik, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë në Durrës
19 Qershor, 13:15Vijojnë operacionet e policisë për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit. 3 persona do të hetohen në gjendje të lirë
-
Koçiu në Gjirin e Lalzit: Shërbim pa ndërprerje në 36 qendrat shëndetësore verore, 20 postacione me autoambulanca
19 Qershor, 12:07Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda inspektuan nga afër Qendrën Shëndetësore verore të vendosur në zonën bregdetare te Gjiri i Lalzit, në Durrës.
-
Durrës/ Zaptuan plazhin publik, sekuestrohen 182 çadra dhe shezlongë
18 Qershor, 14:57Vijojnë operacionet e policisë për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit. Dy persona do të hetohen në gjendje të lirë për vendosjen e çadrave në mënyrë të jashtëligjshme.
-
Sezoni/ Kumbaro nga Durrësi: Dyfishimi i hapësirave publike, përgjegjësi më e madhe për insititucionet
18 Qershor, 12:30Vija bregdetare e Durrësit ka qenë ndalesa e radhës për ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit të inspektimeve në bregdet, ku prej 15 qershorit ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra” përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve
-
Rama prezanton skuadrën e deputetëve fitues në Durrës! PS fitoi 8 mandate, 4 ligjvënës ulen për herë të parë në Kuvend
18 Qershor, 11:57Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, prezantoi për publikun skuadrën fituese të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Durrësit. PS arriti të fitonte 8 mandate në qarkun bregdetar, kundrejt 6 mandateve të PD-së
-
VIDEO/ Momenti kur hajduti serial në Durrës vjedh monopatinat, vihet në pranga
18 Qershor, 09:18Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Amarild Muka ishte shpallur në kërkim më parë për mashtrim dhe i dyshuar për disa vjedhje të tjera të kryera më parë
-
Kuçana për Report Tv: Votat brenda PD u trafikuan, të rinumërohen të gjitha kutitë në Durrës! Do shkoj deri në Strasburg, analizë dhe reformim në parti
17 Qershor, 18:18Kandidatja demokrate në qarkun Durrës, Ilirjana Kuçana, tha gjatë intervistës sot në “Studio Live” se beteja e saj për transparencën e votës do shkojë deri në fund, me ankimime deri në Kushtetuese dhe Strasburg. E bindur se pati devijim te kandidatë të tjerë. Kërkon edhe analizën e thellë dhe reflektimin në parti, me përgjegjësi për gjithsecilin, përveç kryetarit Berisha
-
Nuk paguajnë detyrimet, DPSHTRR: Mbi 256 mijë mjete rezultojnë debitore, Tirana ka numrin më të lartë
17 Qershor, 17:15256,741 mjete rezultojnë debitore për taksat vjetore të përdorimit të tyre, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sipas DPSHTRR, qarku me numrin më të lartë të debitorëve është Tirana
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam kryer shumicën e dënimit
17 Qershor, 14:49Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia në Gjykatën e Durrësit. Xhuvani, u vra më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare
-
Zaptuan plazhin publik, sekuestrohen 190 çadra e shezlongë në Golem
17 Qershor, 11:58Policia e bashkisë Kavajë vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit.
-
Shkolla verore, nis për herë të parë në 10 institucione shtetërore! Rama: Programi i MAS po pilotohet në 3 Bashki! Sjell mundësi zhvillimi për fëmijët
16 Qershor, 14:06Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, është shprehur se për herë të parë në vendin tonë ka nisur Shkolla Verore.
-
Nis pilotimi i Shkollës Verore, Manastirliu: 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz e Durrës! Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar
16 Qershor, 13:17Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Ky program përfshin fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin