-
8 Korrik, 17:48
-
Cirku italian në Berat, akrobatët dhurojnë spektakël për fëmijët, regjisori: Qyteti është shumë i bukur, po ndihemi shumë mirë
6 Korrik, 16:00Cirku italian ndriçon prej disa ditësh mbrëmjet në Berat. Animatorë, akrobatë italianë, tigra që ngjiten në skenë dhe kllouna për fëmijët kanë qenë pjesë e këtij cirku që ka dhuruar prej disa netësh të qeshura, emocione dhe spektakël për beratasit.
-
Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, shkrumbohet një sipërfaqe me pisha, zjarrfikësit vënë në kontroll flakët
6 Korrik, 15:30Një zjarr ka rënë në fshatin Mbrakull, në Njësinë Administrative Mbrakull në Poliçan. Zjarri, që ka shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha, është duke vijuar ende në disa zona, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
-
Maliqi për Report Tv: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri
4 Korrik, 14:15I ftuar në ‘Sot, Live në Shqipëri’, ish-deputeti Lefter Maliqi, kandidat i 11 majit për PD-ADSHM, shprehet se pa analizë të thellë brenda opozitës nga Meta dhe Berisha, do humbasin sërish. Ish-deputeti: Mandati i tretë në Berat u humb për shkak të Bozdos! Ose kandidat i fortë, ose të mos futemi fare për Bashkinë! Nëse e humb me më shumë se 2 mijë vota Beratin, largohem, nga politika! Berisha s’duhet të ikë tani, të tjerët dështuan
-
Berat/ Shiste kokainë në doza teksa ishte nën hetim, pranga 48-vjeçarit
3 Korrik, 14:24Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi në makinë iu gjet një sasi kokaine të ndarë në doza - gati për shitje.
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra, janë shuar të gjitha
1 Korrik, 11:01Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren.
-
Berat/ Ra nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, ndërron jetë punëtori 66- vjeçar
30 Qershor, 18:01Një punonjës ndërtimi ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej në lagjen 'Kushtrimi', në Berat. 66- vjeçari Ramadan Hatija mbërriti me shenja jetë në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
-
Berat/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë në Dimal! Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
29 Qershor, 12:34Një automjet ka përplasur një 82-vjeçar që udhëtonte me biçikletë. Sotir Koraqe, u transportua në spitalin e Beratit ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, u vendosën në rrezik puse nafte dhe banesa (VIDEO)
28 Qershor, 18:18Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, vetëm pas më shumë se 1 ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrëfikëse.
-
'Vuloset' rezultati për zgjedhjet e 11 Majit për 4 qarqe të tjera, KQZ miraton shpërndarjen e mandateve për Vlorën, Shkodrën, Beratin dhe Dibrën
27 Qershor, 11:28Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar përfundimisht rezultatet për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër, pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e PD-së. PS ka fituar shumicën e mandateve në këto qarqe, ndërsa PD dhe Partia Social Demokrate kanë ndarë pjesën tjetër të mandateve, përfshirë dy për PSD në Shkodër.
-
VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për rikonstruksionin e rrugës 'Engjëll Agalliu' në Dimal
25 Qershor, 20:09Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga zbatimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës Engjëll Agalliu”, në lagjen “18 Tetori”, Bashkia Dimal, Berat.
-
Berat/ Përleshje për një gjobë, qytetari zihet me grushta me policin bashkiak, policia nis hetimin (VIDEO)
20 Qershor, 19:56Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shihet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur një qytetar, janë kryer hetimet e nevojshme dhe është nisur procedimi në gjendje të lirë për të dy personat e përfshirë.
-
Makina përfshihet nga flakët në Rroshnik të Beratit, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit drejt pyllit me pisha dhe parcelave me ullinj (VIDEO)
19 Qershor, 21:48Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit, duke u shkrumbuar plotësisht. Zjarrfikësit arritën të ndalonin përhapjen e zjarrit drejt pyllit me pisha dhe parcelave me ullinj, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt elektrik.
-
Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet 'piromani'! U kap 'mat' nga forcat e zjarrfikëses
18 Qershor, 12:11Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vend grumbullimin e mbetjeve në fshatin Moravë, Berat.
-
Zjarr në Berat/ Flakët përfshijnë qendrën e personave me aftësi ndryshe, shuhet shpejt pa shkaktuar dëme materiale (VIDEO)
14 Qershor, 16:27Një zjarr i qëllimshëm u vu pranë Qendrës Lira në Berat, ku strehohen persona me aftësi ndryshe, por u shua shpejt pa shkaktuar dëme materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
-
Zjarr në lagjen '30 Vjetori' në Berat, vatra shumë pranë banesave, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
13 Qershor, 17:18Një zjarr ka rënë në një zonë me shkurre e ferra në lagjen "30 Vjetori" në Berat, pranë Drejtorisë së Bujqesisë. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës u nisën shërbimet zjarrëfikëse dhe u ndërhy me grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrefikese.
-
Vrasja e Fatos Cenajt në Itali/ 59-vjeçari, ish gardian burgu në Berat! Hetohet edhe hakmarrja për detyrën në Shqipëri
12 Qershor, 12:23Të gjitha hipotezat mbeten të hapura për vrasjen e shqiptarit Fatos Cenaj në Itali, përfshirë një hakmarrje e mundshme që mund të lidhet me detyrën e tij në Berat, si polic burgu. Ai ndërroi jetë në spital 3 ditë pasi u qëllua me plumb në kokë nga një person ende i paidentifikuar, pranë shtëpisë së tij në komunën Fontaniva në Itali.
-
Në kërkim prej dy vitesh për plagosje me thikë, kapet dhe ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari shqiptar (EMRI+VIDEO)
11 Qershor, 13:58Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë pasi akuzohet se ka goditur disa herë me thikë një person
-
Zgjedhjet/ Pretendimet e PD se vota nga Greqia u plotësua nga një person, KAS hap një kuti votimi për qarkun e Beratit
10 Qershor, 11:01Pas pretendimeve të Partisë Demokratike se fletët e votimit të diasporës të ardhura nga Greqia janë plotësuar nga një person i vetëm, KAS ka hapur një kuti të qarkut të Beratit.
-
Berat/ Shisnin kanabis në doza, në pranga dy të rinj (EMRAT+VIDEO)
9 Qershor, 14:20Dy të rinj nga qyteti i Beratit kanë rënë në prangat e uniformave blu pasi shisnin kanabis të ndarë në doza
-
Zjarr në një banesë në Berat, zonja e shtëpisë pëson djegie! Shkak dyshohet rrjedhja e gazit (VIDEO)
9 Qershor, 14:12Një zjarr ka rënë sot në një banesë në Qafën e Kalasë në qytetin e Beratit
-
Zjarr në Berat/ Shkaktohen dëme të mëdha materiale në një banesë, s’ka të lënduar
5 Qershor, 18:16Një zjarr shpërtheu në një banesë dykatëshe në lagjen 'Uznovë' të Beratit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u lokalizua dhe nuk pati persona të lënduar, pasi banesa ishte bosh në momentin e ngjarjes.
-
Qendër shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, Koçiu: Kujdes për turistët dhe banorët që vizitojnë këtë simbol të historisë shqiptare (VIDEO)
4 Qershor, 14:57Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore.
-
Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator
3 Qershor, 19:13I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve.
-
Ankimimi i PD, KAS shtyn për të martën Beratin e Gjirokastrën, për Vlorën vendoset hapja e një kutie të hënën! Nuri: Diferencë e dyshimtë në diasporë! KQZ: S'pati parregullsi
29 Maj, 10:22KAS zhvilloi mbledhjen për shqyrtimin e ankimimeve të PD-ADSHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në 3 qarqe, pas certifikimit nga ana e KQZ. Pas Kukësit, që është ende në proces, radha e Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës. KAS dëgjon ankimin. Mbledhja shtyhet për të martën e 3 qershorit për Beratin e Gjirokastrën, dhe të hënën për Vlorën. Përfaqësuesja e PS: Shkrimet në portale dhe rrjete sociale nuk janë prova shkencore!
-
Report Tv siguron videon, ja shpërthimi me tritol në lokalin e babait të administratorit të bizneseve të Allajbeut
27 Maj, 21:33Një shpërthim me tritol ndodhi mëngjesin e së dielës në derën e një lokali në lagjen "Çlirim" në pronësi të babait të Asllan Fetiut, ku autorët u larguan pasi u siguruan që lënda plasëse shpërtheu. Nga pamjet filmike, lënda u hodh nga një automjet tip BMW pa zbritur asnjë person, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po heton disa pista, përfshirë një konflikt të mëparshëm ku Asllan Fetiu plagosi me thikë një klient.
-
Zgjedhjet/ PD ankimon në KAS rezultatin e Beratit dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve! Gati kërkesa dhe për Korçën (DOKUMENTI)
26 Maj, 12:06PD dorëzon në KAS ankimimin me 20 faqe për rezultatin e zgjedhjeve të Beratit dhe po përgatit atë për Korçën. Selia blu pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera. Deri tani PD kishte ankimuar Kukësin
-
‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi për Report TV: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine
25 Maj, 14:25Në një intervistë për Report TV, Maliqi sulmoi Bozdon duke e bërë fajtor për humbjen e mandatit të tretë në qarkun e Beratit. Ai tha se nëse pretendon se ka mbështetje kaq të madhe, duhet të japë dorëheqjen dhe të kandidojë për bashkinë. Apeloi për riorganizim total me drejtues politikë të devotshëm.
-
Berat/ Shpërthim eksplozivi në lokalin e babait të Asllan Fetiut, administrator i bizneseve të Allajbeut! Pistë e hetimeve, larja e hesapeve me të birin
25 Maj, 09:23Lokali i babait të administratorit të një prej bizneseve të Klodian Allajbeut, në qytetin e Beratit ka qenë shënjestër e një shpërthimi me tritol. Lokali është në emër të Sali Fetiut ndërsa djali i tij 37 vjeçari Asllan Fetiu administrator i “Ana Market” rezulton në kërkim që prej marsit të këtij viti
-
Zija Ismaili, mjeku që firmosi ‘aksidentin’ e Kosta Trebickës, sot deputet i Sali Berishës
22 Maj, 21:21Në legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka futur në Kuvend Zija Ismailin, mjeku që firmosi ekspertizën mjeko-ligjore të dyshuar si të manipuluar për vdekjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të çështjes “Gërdeci”.