-
Mjeti lundrues është rimorkiuar për në Portin e Himarës, por pa sukses sepse u fundos. Nuk ka të lënduar në njerëz. Të tre personat njoftohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore
27 Gusht, 12:31 -
Dy zjarre në vend, Mbrojtja: Nën kontroll zjarri në pyllin e Akërnisë në Vlorë, operohet dhe me një helikopter! Aktive edhe vatra në Bogovë të Skraparit
27 Gusht, 07:59Dy vatra aktive në vend, një nën monitorim. Zjarri në pyllin e Poros është nën kontroll, ndërsa prej mëngjesit punohet me forcat tokësore dhe një helikopter të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në Bogovë të Skraparit, intensiteti është i ulët por flakët nuk janë izoluar plotësisht.
-
Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra zjarri në total, 4 janë aktive
26 Gusht, 20:17Tetë vatra të tjera zjarri janë shuar plotësisht, kurse 1 vatër po mbahet nën monitorim nga ekipet e emergjencave civile.
-
Mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, Kapiteneria e portit Sarandë i vjen në ndihmë një grupi turistësh
26 Gusht, 19:03Kapiteneria e Portit Sarandë i ka ardhur në ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.
-
Zjarr i madh në Markatomaj të Lezhës, flakët prekin edhe 'Orkidea Palace'
26 Gusht, 13:18Pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa banesa, si dhe një restorant dasmash të cilat rrezikohen nga flakët.
-
Vlorë/ Bastiste biznese dhe magazina në seri, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar! I zbulohen 4 vjedhje, dy i mbetën në tentativë (EMRI+VIDEO)
26 Gusht, 10:53Akuzohet për katër ngjarje që nga 25 shkurti, ku ka vjedhur një dyqan dhe një magazinë, në një rast me vlerë dëmi 3 mijë euro dhe në një dyqan e magazinë tjetër i ka mbetur sulmi në tentativë
-
Shpella e Spilesë do rijetëzohet, Ministria: Asnjë lavazh apo ndërtim abuziv që cenon monumentin, s’do tolerohet
26 Gusht, 10:20Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, por edhe Ministria e Kulturës thotë se pretendimet se shpella e Spilesë po kthehet në një lavazh pa leje nuk qëndrojnë. Pasi, lavazhi ndodhet disa metra larg objektit dhe e cenon monumentin e kulturës.
-
Vlorë/ Pronari i hotelit në Borsh kërcënon me armë dy punonjëset, vihet në pranga! Nën hetim babai dhe një tjetër (VIDEO)
26 Gusht, 08:44Pas një konflikti verbal, pronari 26-vjeçar ka kanosur me armë dy punonjëset, nënë e bijë. Nën hetim është vënë babai i tij për dhunë nga një punonjëse tjetër. Ndërsa një 76-vjeçar, po ashtu nën hetim, akuzohet se ka fshehur pistoletën.
-
Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë, era e fortë riaktivizon disa vatra, në ndihmë edhe 2 helikopterë! Thirrje për evakuime (PAMJE ME DRON)
26 Gusht, 07:38Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar pasditen e së martës për shkak të erës së fortë. Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës. Janë lajmëruar të gjithë njerëzit që kanë biznese në zonë të evakohen.
-
Zjarr gjatë natës në Bogovë të Skraparit, flakët u favorizuan nga era dhe temperaturat! Vihen nën kontroll, rreth 100 forca në aksion
26 Gusht, 07:16Zjarri ka nisur në pjesën e sipërme të luginës dhe është duke e përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
-
Vlorë/ U rrezikuan gjatë lundrimit në det, policia u shkon në ndihmë pushuesve në Sarandë e Palasë
25 Gusht, 19:39Policia Kufitare e Vlorës iu shkoi sot në ndihmë disa pushuesve që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.
-
Auron Tare denoncon ndërtimin e një lavazhi në hyrje të Shpellës së Spilesë në Himarë, DRTK e mohon: Objekt ekzistues, nuk cënon monumentin
25 Gusht, 16:43Shpella e Spilesë është shpellë karstike, me thellësi mbi 30 metra, hyrje rreth 8 metra të gjerë dhe 7 metra të lartë. Mitologjia e lidh me Odisenë e Homerit, ku Uliksi shpëtoi nga Ciklopi Polifem.
-
Aksidenti tragjik/ Dy motrat do pinin kafe në Sarandë, i ati shpëtoi djalin 10-vjeçar! Gjyshja: Mos ikni, kam parë ëndërr të keqe
25 Gusht, 15:00Dy motrat donin të merrnin me vete në Sarandë edhe vëllanë 10-vjeçar, por babai nuk i lejoi. 'Zotja' i rriti fëmijët duke mbledhur sherebelë.
-
VIDEOLAJM/ Shiu i verës boshatis Lungomaren e Vlorës nga pushuesit
25 Gusht, 08:46Shëtitorja, e cila çdo ditë mbushet me turistë, familje dhe të rinj që shijojnë kafenetë, detin dhe gjallërinë e qytetit, apo edhe vija bregdetare, sot dukej thuajse e boshatisur.
-
Himarë/ Lanë jahtin dhe po lundronin me gomone në bregdetin e Qeparoit, shpëtohet çifti i turistëve gjermanë që rrezikoi mbytjen!
25 Gusht, 08:36Policia Kufitare shpëtoi Berhard Michael, 70 vjeç dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, të cilët u transportuan me siguri në portin e Himarës. 100 metra larg bregut, u gjetën mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Ishin shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës s'u kthyen dot në breg
-
Sarandë/ 15-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë, kishte shkuar për pushime te daja
24 Gusht, 22:22I mituri kishte shkuar me pushime me dajën. Sipas raportimeve, ai kishte shkuar në banesë 30 minuta para tij.
-
Vlorë/ Shpëtohet turisti francez në Gjipe, 38- vjeçari rrezikonte të mbytej (VIDEO)
24 Gusht, 18:31Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qënë pushuesit që kanë lajmeruar policinë kufitare e cila e nisur mga Dhërmiu ka arritur të shpëtoji 38 vjeçarin nga Franca .
-
Orkestra e Forcave të Armatosura risjell meloditë e 'Ritfolk' në nëndetësen 105 në Pashaliman (VIDEO)
24 Gusht, 15:55Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai vlerësoi performancën e vajzave dhe djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura, të cilët sollën në brigjet e Pashalimanit meloditë e "Ritfolk", duke i dhënë jetë një kujtese kulturore të veçantë.