'Unë jam Zoti, ISIS-i ka dalë nga burgu', dënohen nga Kasacioni në Itali bosët e mafies shqiptare! Elvis Demçe do të vuajë 15 vite
Dënimet më të rënda iu dhanë vetë drejtuesve të dy grupeve, Elvis Demçe që u dënua me 15 vite burg, ndërsa Ermal Arapaj me 10 vite e 2 muaj. Të dy ishin rivalë në një luftë për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në Castelli Romani, një luftë që përfshinte edhe atentate, djegie pronash dhe tentativë vrasjeje.
28 Maj, 20:25