-
28 Prill, 12:08
-
Ish-Uzina e Autotraktorëve do kthehet në fabrikë për prodhimin e mjeteve ushtarake, Rama ironi me kritikët: S’do të ketë asnjë shpërthim! Rijetëzojmë infrastrukturën e vjetër
28 Prill, 12:00Ish-Uzina e Autotraktorëve do të kthehet në fabrikë për prodhimin e uniformave dhe mjeteve ushtarake. Kryeministri Rama, duke iu referuar akuzave, tha se spekulimet se do të jetë një vatër rreziku për njerëzit është çmenduri. Rama ironizoi kritikat teksa tha se s'do të ketë asnjë shpërthim.
-
Tiranë/ Incidentet në Partizani-Elbasani, nën akuzë 3 tifozët problematikë, njëri hodhi sende të forta në fushë, dy të tjerët mbanin lëndë piroteknike dhe thikë
28 Prill, 11:49Incidentet gjatë ndeshjes së vlefshme për Superligën shqiptare Partizani-Elbasani, e fituar nga të kuqtë ditën e djeshme, që u siguroi edhe futjen në Final Four për garën finale të titullit, u kanë kushtuar marrjen nën akuzë 3 tifozëve të rinj. Dy të tjerë merren nën akuzë pasi thyen xhamat e autobusit që qëndronte si instalacion në qendër të Kombinatit
-
Tiranë/ Rama në lagjen 14 ku do të ndërtohet shkolla e re: Të ecim me një plan të ri për objektet arsimore! Ristani: Do të funksionojë për 900 nxënës
28 Prill, 11:44Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm paraditen e kësaj të hëne në Njësinë Administrative 14 në Tiranë, ku do të hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re.
-
Nënshkruhet marrëveshja me Qendrën Spitalore ‘San Raffaele’, Rama: E kthejmë QSUT në qendër ekselence në Ballkan e Evropë, transformojmë dhe Universitetin e Mjekësisë(VIDEO)
28 Prill, 10:46Firmoset memorandumi mes QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë në Tiranë me Qendrën Spitalore Universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetin “Vita- Salute San Raffaele”. Rama tha se synimi është që QSUT të kthehet një pikë referimi dhe ekselence në Ballkan dhe Evropë.
-
Mashtroi qindra qytetarë shqiptarë, arrestohet 23-vjeçari francez në Tiranë! U vidhte të dhënat bankare me linke të rremë dhe u merrte paratë (VIDEO)
28 Prill, 08:32I riu iu dërgonte qytetarëve link të rremë për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria. 23-vjeçari u kap në flagrancë në një bankomat në Tiranë.
-
Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për ‘Shtëpinë e Evropës’, Rama ndan pamjet: Më 16 Maj, mblidhen në Tiranë udhëheqësit e kontinentit
28 Prill, 08:12Për ndërtimin e “Shtëpisë së Evropës” në Tiranë, e cila do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj, do të kontribuojnë edhe fëmijët nga Vlora.
-
Volejboll/ Partizani mbron fronin e kampionit, mposht Skënderbeun dhe fiton titullin pa asnjë humbje! Pesë trofe sezonalë
27 Prill, 20:43Partizani në volejboll për meshkuj u shpall kampion i Superligës për herë të dytë radhazi.
-
Sot Eurodeputet Grek dhe Aktiv në fushatë. Interpol Athina ruan CV të pasur me krimet e Fredi Belerit / FOTO DOKUMENT
27 Prill, 19:32Dhionis Alfred Beleri sot Eurodeputet rezulton se ka një CV të pasur me shkelje ligjore dhe krime jo vetëm në shqipëri por po ashtu edhe në Greqi.
-
'Aleancës për Shqipërinë Madhështore' i 'firon' kandidati i Kavajës
27 Prill, 17:18Kandidati i 'Aleancës për Shqipërinë Madhështore', Rudin Hylviu, ka marrë vendimin për të tërhequr fushatën e tij aktive dhe për të mbështetur publikisht kandidaten Loranca Hoxha.
-
Blushi takim me qytetarët në Tiranë: Ata po bashkohen me programin tonë, më 11 maj duhet të votojnë për mirëqenien e tyre
27 Prill, 16:05Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka vijuar takimet në kuadër të fushatës zgjedhore në njësinë 5 dhe 10 në Tiranë. Blushi theksoi mbështetjen në rritje të qytetarëve për programin e Koalicionit "PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore", i cili synon sipas tij garantimin e punësimit, rritjen e pagave dhe pensioneve.
-
Basha viziton palestrën në Tiranë: Programi ynë parashikon ndërtimin e terreneve sportive, punësimin e 1500 trajnerëve dhe drekë për nxënësit
27 Prill, 15:47Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se trajneri i palestrës është një nga promotorët e palodhur të brezit të ri, i cili, sipas tij, kontribuon në ndërtimin e karakterit, disiplinës dhe shpirtit të garës te të rinjtë shqiptarë.
-
Braimllari ironizon Metën: Të bashkojmë votën për PS, të lëmë mënjanë çdo personazh qesharak që qëllimin të vetëm ka të marrë ndonjë mandat qyl nga PD (VIDEO)
27 Prill, 15:30Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Endrit Braimllari, ka ironizuar kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një videoje në rrjetet sociale.
-
Tiranë/ Vodhën makinën e një 28-vjeçareje, 1 i arrestuar, shoku në kërkim (VIDEO)
27 Prill, 13:43Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim pasi vodhën makinën e një 28-vjeçareje.
-
Tiranë/ Dhunimi i djalit të ish-deputetit të PD, policia nis hetimet për dy persona
27 Prill, 12:43Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër.
-
Drogë me postë nga SHBA në Tiranë, arrestohet 28 vjeçari! U kap teksa po merrte pakon
27 Prill, 11:45Antidroga e Tiranës goditi një tjetër rast të trafikimit të drogës nëpërmjet postës. Në pranga ra një 28-vjeçar banues në Fier.
-
Tiranë/ Mbante armë pa leje, arrestohet 45-vjeçari! E kishte fshehur në garazh (EMRI+VIDEO)
27 Prill, 09:38Një 45-vjeçar i cili mbante armë pa leje është vendosur në pranga nga policia eTiranës.
-
‘Ishte zaptuar me ndërtime pa leje’, Veliaj: Parku i Liqenit të Farkës, një mushkëri e dytë për Tiranën
27 Prill, 08:06Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është ndalur te një tjetër hapësirë e kryeqytetit e transformuar gjatë 10 viteve të fundit. Ai nënvizon se bashkia gjatë qeverisjes së tij ka pasur një fokus të rëndësishëm në përmirësimin e hapësirave publike dhe ndërtimin e parqeve të reja në kryeqytet.
-
U përfshi në plagosjen e rëndë ku vdiq 75-vjeçari në Korçë, Greqia sjell në pranga 39-vjeçarin e dënuar! I kanë mbetur edhe 4,5 vite burg për të kryer (EMRI+VIDEO)
26 Prill, 16:17I ekstraduari është i riu korçar 39-vjeçar, i dënuar për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, pasi është përfshirë në një konflikt ku më pas ka humbur jetën në spital edhe një i moshuar që ishte plagosur rëndë. U kap në Greqi, Interpol Tirana e solli sot në pranga
-
Luca lutet në xhami për fitoren e kandidates socialiste Edlira Dyrmishaj më 11 maj: Do përfaqësojë në parlament shpirtin dhe logjikën e pastër të besimit të vërtetë (VIDEO)
26 Prill, 15:23Biznesmeni Gjergj Luca ka ndarë në rrjetet sociale një video nga xhamia e Kalasë së Elbasanit, më anë të cilës përshëndet hoxhën Ahmed Kalaja duke treguar njëkohësisht se është lutur për fitoren më 11 maj të Edlira Dyrmishaj, kandidates për deputete të Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, që me profesion është psikologe.
-
Vendoset skuadra që garon për titullin, Skënder Gega: Ne jemi Partizani, Kupa na ka lodhur
26 Prill, 15:06Partizani dhe AF Elbasani do kërkojnë një vend në "Final 4" e Superligës, pozicion që të lejon të garosh për titullin kampion.
-
Gjykata e Tiranës i heq pezullimin nga detyra kreut të AMP-së, Florian Sulejmani
26 Prill, 14:43Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfaqësuesi i prokurorisë sqaroi se veprimet e mëparshme të zyrtarit nuk kishin sjellë pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e institucionit.
-
Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës, policia vë në pranga 22-vjeçarin dhe heton në gjendje të lirë bashkëpunëtorin
26 Prill, 14:04Nga njoftimi i policisë thuhet se dy personat, si i arrestuari dhe i proceduari në gjendje të lirë, dyshohet se kanë bashkëpunuar për të mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krastë.
-
Qerret/ Vdekja e 59-vjeçarit teksa punonte në pallat, vendoset në pranga drejtuesja teknike e kompanisë
26 Prill, 13:53Në kërkim për ngjarjen është shpallur administratori i firmës, njëkohësisht sipërmarrësi i punimeve dhe një inxhinieri ndërtimi i kompanisë.
-
Finalja e mbijetesës kundër Dinamos, Bledi Shkëmbi: Tiranës i duhen vetëm tri pikët, kemi presion
26 Prill, 13:20KF Tirana luan të diel në orën 15:30 kundër Dinamos në një ndeshje që për bardheblutë është finale për mbijetesën në Superligë.
-
Dhunua ndaj punonjëses së OSHEE në Tiranë/ Autori me probleme mendore, në pranga i riu që ndihmoi autorin të arratiset
26 Prill, 12:04Arrestohet i riu që ndihmoi Spartak Carën, të arratiset pasi dhunoi faturisten e OSHEE në Tiranë. Vijojnë kontrollet për 38-vjeçarin Cara.
-
FOTOLAJM/ Elvis Roshi ‘i maskuar’, kapet ‘mat’ në fushatë me Sali Berishën në Kavajë
26 Prill, 09:41Elvis Roshi në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë. Ish-kryebashkiaku socialist po bën fushatë për djalin e xhaxhait, Elton Roshi që kandidon me Berishën.
-
Goditen 2 raste të trafikimit të drogës me postë nga SHBA në Tiranë e Elbasan, sekuestrohen 7.7 kg kanabis! 1 i arrestuar, 1 në kërkim (EMRAT)
26 Prill, 09:33Goditen 2 raste të trafikimit të kanabisit me origjinë nga SHBA, në Tiranë dhe Elbasan, 2 operacione brenda 24 orëve të Antidrogës së Tiranës, duke sekuestruar 3 pako me një total prej 7.7 kilogramësh kanabis sativa me përqindje të lartë THC.
-
PD prezanton kandidatët në Kavajë, Elmar Brook kërkon nga podiumi shans të tretë për mikun e tij: Ta heqim kryeministrin! Berisha: Rama fushatë me batuta banale
25 Prill, 20:50Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan sot në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha s'i mblodhi mbështetësit në shesh të hapur, por në një rrugicë. Këtë herë PD kishte thirrur për fjalime edhe disa përfaqësues partive simotra të PPE, deri dhe nga Venezuela. Mes tyre dhe i përhershmi Brook, që tha se "Berisha e ka çuar përpara Shqipërinë"
-
Berisha 'shigjeton' Ramën: Përdor gjuhë vulgare, ministret i ka të stolisura me florinj dhe diamante! Regjimi i tij vetëm ka vjedhur taksat tuaja
25 Prill, 18:54Berisha e nisi fjalën e tij nga njësia nr 4 në Tiranë duke bërë thirrje për të mos u mashtruar nga propaganda e përditshme e Edi Ramës. Berisha kritikoi ashpër edhe mënyrën e komunikimit të kryeministrit, duke thënë se përdor një gjuhë fyese dhe ofenduese.
-
Shkoi për të kontrolluar sahatin e energjisë, faturistja e OSHEE-s dhunohet nga pronari i lokalit në Tiranë, 38-vjeçari në kërkim, arrestohet personi që e ndihmoi të largohej
25 Prill, 18:02Faturistja dyshohet se është sulmuar nga 38-vjeçari, menjëherë sapo është konstatuar. Pavarësisht tentativave të saj për të treguar se kishte ardhur vetëm për të lexuar sahatin, 38-vjeçari e ka goditur në të gjithë trupin.
-
Zgjedhjet parlamentare/ Gonxhja takim në Tiranë: Angazhohemi të fuqizojmë rolin e grave në vendimmarrje
25 Prill, 15:45Kandidati socialist në Qarkun e Tiranës Blendi Gonxhja mblodhi në një takim vajza dhe gra. Ai postoi pamjet në rrjetin social Facebook ku tha se u diskutua për sfidat dhe prioritetet që prekin jetën e përditshme.