Sociale

Vlorë/ Banorët e Tragjasit kundër ndërtimit të ujësjellësit për zonat bregdetare: S’lejojmë të marrin ujin e burimit! Përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Banorët e fshatit Tragjas janë ngritur në protestë, pasi orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit. 

4 Mars, 09:16