-
Blutë njoftojnë se anë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonën turistike por matjet kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
21 Qershor, 10:15 -
Mirditë/ Në kërkim për rrahjen e kunatit, por 51-vjeçari i sulmon edhe shtëpinë me breshëri plumbash! Shkak konfliktet familjare me vëllanë e gruas (EMRI)
20 Qershor, 15:17Policia e Mirditës shpalli në kërkim 51-vjeçarin si autor të dyshuar të krimit. Nga hetimet paraprake rezulton se shënjestër ka qenë banesa e vëllait të gruas së tij dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Edhe pse ishte në kërkim policor për rrahjen, u rikthye të sulmonte me armë banesën e kunatit
-
Rrëshen/ Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, nis hetimi për të birin! E pëson edhe një mjek, çoi të moshuarin në Spitalin Psikiatrik pa dokumentacion
20 Qershor, 11:09Policia e Mirditës ka nisur hetimet për një 60-vjeçar pasi ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij në Rrëshen. Pas kësaj ndodhie i moshuari u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-
Rama prezanton skuadrën fituese të Lezhës për Shqipërinë 2030 në BE
20 Qershor, 10:50Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Lezhë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Lezhës mori tre deputetë.
-
‘Gucci e Armani’/ Sekuestrohen 75 mijë euro veshje me etiketa false në Lezhë! Në hetim pronarja e dyqanit
19 Qershor, 13:301 150 veshje me etiketa false janë sekuestruar në Lezhë. Vlera e veshjeve në treg arrin 75 mijë euro.
-
Stani i drogës në Kashnjet, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon dosjen për gjykim, të pandehur vëllai i deputetit të PS dhe 2 të tjerë
19 Qershor, 11:16Prokuroria e Lezhës merr të pandehur Armando Ndrecën, Armel Nikdukajn dhe Elvis Shpellzaj. Operacioni vitin e kaluar, u sekuestruan 2973 bimë narkotike, llamba dhe pajisje ventilimi
-
E rëndë në Balldre, i moshuari bie në pus dhe humb jetën (EMRI)
16 Qershor, 15:1473-vjeçari Preng Mandreaj ka humbur jetën pasi ra në një pus në fshatin Balldren të Lezhës, ku trupi i tij u nxor nga forcat zjarrfikëse dhe policia. Ngjarja u raportua nga familjarët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
-
Lezhë/ Tjetërsimi i 234 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun’, arrestohet topografi! GJKKO e dënoi me 5 vite burgim, pjesë e dosjes me ish-kryebashkiakun Frrokaj
16 Qershor, 14:29Luigj Paloka i kishte shpëtuar drejtësisë deri më sot për tre akuzat e shpërdorimit të detyrës, grupit të strukturuar kriminal dhe falsifikimit, teksa ishte hetuar dhe gjykuar në mungesë për dosjen e tjetërsimit të 234 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e “Ranës së Hedhun”, ku të pandehur kanë qenë një grup me të paktën 13 persona nga Prokuroria e Posaçme, bashkë me ish-kryebashkiakun demokrat Fran Frrokaj
-
Sezoni/ Tatimet kontroll nëse lëshohen kuponë për çadrat! Kumbaro: Kush nuk mban pastër plazhin, i mbyllet biznesi
16 Qershor, 10:51Hotelet përgjatë vijës bregdetare do të përballen me kontrolle nga tatimorët nëse lëshojnë apo jo kupon fiskal për pagesën e çadrave dhe shezlongjeve që kanë marrë në menaxhim.
-
Lezhë/ Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat (EMRI+VIDEO)
15 Qershor, 18:38Një 22-vjeçar i quajtur Klajdi Elezi u mbyt ditën e sotme në lumën Mat pranë Shkopetit në zonën e Kurbinit, ndërsa po lahej në ujë bashkë me disa të afërm. Sipas polcisë të riun e ka rrëmbyer rrjedha dhe është mbytur. Trupi dërgohet në morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore. Policia po vijon hetimet mbi ngjarjen.
-
Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin! Në pranga dhe një tjetër që bëri deklaratë të rreme
15 Qershor, 13:22Vihet në pranga 35-vjeçari që shkaktoi një aksident me vdekje disa ditë më parë në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”. Policia ka arrestuat edhe një 23-vjeçar që ka bërë deklarim të rremë.
-
Kurbin/ Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që kreu 2 vjedhje brenda 24 orëve (EMRI+VIDEO)
15 Qershor, 10:58Policia ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për 2 vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh.
-
Rrësheni bëhet qendër e shtegtimit të shpresës për personat me aftësi ndryshe
14 Qershor, 15:15Qyteti i Rrëshenit u kthye sot në qendër mikpritje për personat me aftësi ndryshe nga e gjithë Shqipëria, në kuadër të aktivitetit organizuar nga kisha katolike “Shtegtimi i Shpresës”.
-
Aksidenti tragjik në autostradën Milot-Thumanë, arrestohet shoferi 29-vjeçar, viktima dhe të plagosurit të afërm të tij
13 Qershor, 14:06Pak orë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Fushë-Gjormë të Kurbinit orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës. Pas daljes së mjetit nga rruga, mbeti i vdekur një 78-vjeçar që ndërroi jetë pas dërgimit në spitalin e Traumës në Tiranë dhe u plagosën dy pasagjerë të tjerë, familjarë të shoferit
-
Kurbin/ Zjarri shkrumbon stallën në Fushë-Gjormë, ngordhin 450 derra në fermë! Policia nis hetimet, të panjohura shkaqet
13 Qershor, 13:25Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, duke zbardhur dita e sotme, në Fushë-Gjormë. Policia vendore bëri me dije se mori njoftim se ishin djegur stalla me 450 derra dhe nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës. Ferma është në pronësi të Petrit Ndrecës, dëm i madh ekonomik
-
Lezhë/ 73-vjeçari humb kontaktet me familjarët, të afërmit kërkojnë ndihmë për ta gjetur
13 Qershor, 13:11Një 78-vjeçar nga Lezha ka humbur kontaktet me familjen që prej pesë ditësh. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
-
Lezhë/ Aksident i rëndë në autostradën Milot-Thumanë, një viktimë dhe tre të plagosur (VIDEO)
12 Qershor, 22:25Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Fushë Gjorm, ku një makinë me katër anëtarë të një familjeje ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Si pasojë, ka mbetur i vdekur një nga udhëtarët, i cili është ndarë nga jeta rrugës për spital.
-
Pushuesja nga Kosova rrezikonte të mbytej në plazhin e Shëngjinit, shpëtohet nga vrojtuesit
12 Qershor, 11:37Një incident fatmirësisht pa pasoja është shënuar sot në plazhin e Shëngjinit. Një pushuese e moshuar nga Kosova është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit
-
‘Projekt i gabuar, ndalni punimet në SPAÇ’, 35 organizata dhe aktivistë i drejtohen me peticion Ministrisë së Ekonomisë
10 Qershor, 16:0835 organizata dhe aktivistë i drejtohen me një peticion Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të ndaluar projektin e restaurimit në Burgun e Spaçit. Ata thonë se në rast se nuk merren masa do të nis hetimi penal ndaj inspektoratit përgjegjës.
-
Jo vetëm muzikë dhe festë te UNUM në Shëngjin, por edhe drogë! Arrestohet 23-vjeçarja, 9 nën hetim, u kapet kokainë e drogë sintetike! 40 të akuzuar në katër ditë
10 Qershor, 13:51Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM u mbajt për pesë ditë me radhë në Shëngjin të Lezhës, por u kthye edhe në një treg të mirë fitimprurës për shpërndarësit e drogës. Që nga e shtuna, rreth 40 persona të arrestuar dhe shoqëruar, disa prej tyre turistë. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme kokaine, kanabisi, ekstazie, MDMA-je dhe 2C-B
-
Trafik i ‘çmendur’, mijëra pushues u bllokuan në ‘Balldre-Milot’ për 9 orë! Akset e tjera problematike në vend
9 Qershor, 14:16Mijëra pushues nga Shqipëria e Kosova, të cilët kaluan fundjavën në plazhet e Shëngjinit e Velipojës u përballën pasditen e së dielës me një trafik kilometrik, në rrugën e kthimit. Afro 9 orë për të përshkuar vetëm 20 kilometra, në segmentin “Balldre-Milot”.
-
Lezhë/ Shitje droge në plazhin e Shëngjinit, nën akuzë 2 shqiptarë dhe 4 turistë të huaj! U kapet kokainë, MDMA dhe ekstazi
9 Qershor, 12:19Goditja e fundit është bërë në plazhin e Shëngjinit ditën e djeshme, teksa sot policia vendore konfirmoi se mori nën akuzë 6 të rinj, mes tyre 4 turistë të huaj, për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, të rinjtë u lanë të lirë, por policia dyshon se pas shqiptarëve fshihet një grup shpërndarësish që po hetimet
-
Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin ‘Lezhë-Milot’ dhe i doli para kamionit, gjobitet shoferi (VIDEO)
9 Qershor, 11:56Policia rrugore ka gjobitur me 100 mijë lekë një shofer i cili kreu parakalim të rrezikshëm në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.
-
Aksi Lezhë-Milot u ‘paralizua’ për orë të tëra, pamjet me dron tregojnë radhën kilometrike të automjeteve (VIDEO)
9 Qershor, 08:289 orë trafik në aksin Milot-Balldren. Prej orës 17:00 deri në 02:00 pushuesit u përballën me radhë kilometrike mjetesh. Report Tv solli pamjet me dron në Lezhë-Milot, që tregojnë ‘paralizimin’ e këtij aksi. Pushuesit u larguan nga Shëngjini, Rana e Hedhun e Velipoja. Pjesëmarrësit lanë Shëngjinin pas mbylljes së festivalit UNUM.
-
E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot (VIDEO)
8 Qershor, 19:31E diela ka sjellë fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke shkaktuar trafik të rënduar nga zona e Ranës së Hedhun deri në Milot. Kjo ka krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve përgjatë këtij segmenti rrugor.
-
U kapën me doza kanabisi, ekstazi dhe kokainë, dy të arrestuar dhe 7 të tjerë nën hetim në Lezhë
8 Qershor, 14:58Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe automjeteve me të cilat lëviznin, këtyre personave iu gjetën dhe sekuestruan disa doza lëndë narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë.
-
Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë
7 Qershor, 15:14Policia e Lezhës zhvilloi një operacion antidrogë që përfundoi me shoqërimin në Komisariat të 14 të tinjve, të moshave 22-38 vjeç. Në trup dhe makina u gjenden kanabis, ekstazi, kokainë dhe MDMA. 12 lirohen pas marrjes në pyetje