Dy muaj e gjysmë jashtë funksionit, pamjet nga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Urgjencën e QSUT-së! Vijon puna për rikthimin në normalitet
Në Urgjencën e QSUT-së ka nisur puna për riparimin e dëmit elektrik të shkaktuar nga një zjarri që ra më 11 shkurt në katin -1 në Urgjencën e re. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara për herë të parë, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha. Rikthimi në normalitet i Urgjencës sipas ministres do të bëhet brenda muajit maj
23 Prill 2024, 09:13