-
10 Prill, 19:30
-
Basha takim me gra dhe vajza: Në 11 maj zgjedhja është, ose për familjen dhe Shqipërinë ose me Edi Ramën dhe shoktë e tij te 7x7-313
10 Prill, 18:45Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në takimin me gratë dhe vajzat ku foli për pikat e programit për familjen, theksoi rëndësinë e zgjedhjes që do të bëhet më 11 maj.
-
Rama: Me anëtarësimin në BE mbyllim diskriminimin ndaj nesh! Me diasporën deri në 1 mln vota, në Durrës marrim mandatin e 9-të
10 Prill, 18:43Rama u ndal në Durrës me të rinjtë duke folur për rëndësinë e votës në 11 Maji. Kreu i qeverisë tha se shqiptarët nuk do të diskriminohen më si më parë, sipas tij. Në fund, kryeministri kërkoi, duke nënvizuar se në Durrës janë shumë afër mandatit të 9-të dhe, sipas tij, ekziston besimi për ta marrë.
-
Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze 'Art Explora', qëndron për vizitorë nga 10 deri në 21 Prill
10 Prill, 18:10Nga pranvera 2024 kjo anije ka nisur një udhëtim që do të ndalet në 15 vende të Mesdheut deri në vitin 2027, që janë djep i qytetërimeve të mëdha dhe ndërthurjes së kulturave, duke ndërlidhur artistë, kuratorë ekspozitash, organizata të kulturës, edukimit dhe OJF që të gjithë së bashku do të përfytyrojnë një vizion të ri të Mesdheut.
-
Durrës, Rama takim me turoperatorë dhe hotelierë: Rrisni cilësinë e shërbimit! Kumbaro prezanton platformën ‘e-Visitor’: Të dhënat e turizmit në kohë reale
10 Prill, 17:27Numri një i qeverisë tha se sot vendi ndodhet në një pozicion krejtësisht tjetër krahasuar me të kaluarën, veçanërisht në fushën e turizmit, ku sipas tij është shënuar progres përtej çdo parashikimi, por theksoi nevojën që bizneset e lidhura me turizmin duhet të rregullojnë shërbimin, për ta bërë më cilësor.
-
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon me 8 muaj burg pronarin e baxhos në Durrës, konvertohet në shërbim prove
10 Prill, 17:03GJKKO ka dënuar me 8 muaj burg 43-vjeçarin Naim Koçin, pronar i baxhos “Perla Bulmet”, pasi në shkurt të vitit 2024 tentoi që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale në Tiranë (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).
-
Anija muze ‘Art Explora’ ankorohet në Durrës! Rama: Macron, presidenti i parë francez në Shqipëri që nga pushtimi osman! Ministri Haddad: Orientimi juaj drejt Europës është i dukshëm
10 Prill, 15:46Pas anijes historike “Amerigo Vespucci”, në Portin e Durrësit është ankoruar edhe anija muze “Art Explora”, për të ofruar një sërë aktivitetesh artistike e kulturore, si festivale, ekspozita, koncerte dhe shfaqje të ndryshme, duke synuar të sjellë artin më afër publikut shqiptar.
-
Dëmtohet sërish skulptura e ‘Peshkatarit’ në Durrës, simbol i qytetit bregdetar
10 Prill, 12:25Dëmtohet për të disatën herë skulptura e artistit Dylber Neziraj, e cila ndodhet në shëtitoren pranë “Sfinksit” të qytetit të Durrësit.
-
PL prezanton kandidatin për deputet në Durrës, Meta audio-mesazh nga qelia: ‘Rilindja’ grabiti qytetin, i bindur se do të arrijmë fitore madhështore
10 Prill, 11:17Në prezantimin e kandidatit për deputet në Durrës Adriatik Hoxha për zgjedhjet e 11 Majit, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti një audio mesazh nga qelia e paraburgimit të 313-ës në Tiranë, ku ndodhet prej tetorit të kaluar. Meta tha se Hoxha do të jetë një “avokat” i fuqishëm i qytetarëve durrsakë në Kuvend.
-
Shpëtim Idrizi: Shqipëria ka nevojë që t’i kthehet prodhimit, bujqësisë dhe industrisë ushqimore ndryshe vendi falimenton
9 Prill, 14:54Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së u shpreh se betejat për Çamërinë së bashku me djemtë e Durrësit nuk do të ndalen asnjëherë.
-
'E sjell Shqipërinë më afër BE-së!’ Pas vizitës në Tiranë, Kallas reagon: E gëzuar edhe për marrëveshjen e rindërtimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë
8 Prill, 16:24Kryediplomatja e BE-së ndau me një postim në rrjetin social X, gëzimin për marrëveshjen e firmosur mes Bankës Europiane të Investimeve dhe Qeverisë së Shqipërisë, për rindërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Kallas vizitoi sot Tiranën zyrtare, ku dha edhe një konferencë për mediat, në prani edhe të kryeministrit Rama
-
Rama në Durrës, takim me përfaqësuesit e transportit: Koncesioni i skanimit i gabuar, e trashëguam dhe shmangëm arbitrazhin! Ulëm kontrabandën, shkollë profesionale për shoferët!
8 Prill, 13:35Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Portin e Durrësit, pranë përfaqësuesve të bizneseve të transportit, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndërhyrë aty ku ka vonesa nga fluksi i ngarkesave. Kryeministri tha para përfaqësuesve të transportit dhe biznesit se do ndërtohet porti i ri në Durrës që ndodhet në fazën e dytë të shpalljes së fituesit: Do jetë port ultramodern
-
E pazakontë në Durrës/ 39-vjeçari dhunon shërbimet e urgjencës që i shkuan për ndihmë, kërcënon edhe policët që e arrestuan
8 Prill, 10:33Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi me send të fortë shërbimet e Urgjencës së Durrësit dhe autoambulancën që shkuan për t’i dhënë shërbim, në banesën e tij në fshatin Përlat. Gjatë shoqërimit për në komisariat, ai kërcënoi dhe kundërshtoi efektivët.
-
Durrës/ I kërkuar për grup kriminal të trafikut të qenieve njerëzore, në pranga egjiptiani
8 Prill, 09:51Një 49-vjeçar nga Egjipti është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore. Walid Elabd mund të dënohet në vendin fqinj me 20 vite burg
-
Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej tyre i dhurohet Shqipërisë! ‘Libra’ do shërbejë për patrullimet e Flotës Detare (VIDEO)
8 Prill, 09:27Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej të cilave, “Libra”, i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë. Në ceremoni marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtarakë.
-
'Amerigo Vespucci' vjen nesër në Durrës, anija më e bukur në botë 'sjell' edhe 'Giro D’Italia 2025'! Prezantohet gara e famshme e çiklizmit që do të nisë nga Shqipëria
7 Prill, 11:34Nesër pritet të mbërrijë në Durrës anija Amerigo Vespucci, ku do të qëndrojë deri më 11 Prill dhe ku do të zhvillohen disa aktivitete. Në bordin e kësaj anije, pritet të mbahet edhe një konferencë për shtyp për ‘Giro D’Italia 2025’. Në datat 9-10 Prill do të jetë e hapur edhe për qytetarët.
-
Mbërrin në Durrës anija e parë muze ‘Art Explora’ që lëviz nëpër botë
7 Prill, 09:42Anija e parë muze në botë, “Art Explora”, ka mbërritur në Portin e Durrësit, si pjesë e një turneu kulturor mesdhetar që do të zgjasë deri në vitin 2027.
-
‘Amerigo Vespucci’ pritet të mbërrijë në Durrës, anija më e bukur në botë ‘sjell’ edhe ‘Giro D’Italia 2025’! Prezantohet gara e famshme e çiklizmit që do të nisë nga Shqipëria
6 Prill, 10:54Më 8 Prill pritet të mbërrijë në Durrës anija Amerigo Vespucci, ku do të qëndrojë deri më 11 Prill dhe ku do të zhvillohen disa aktivitete. Në bordin e kësaj anije, pritet të mbahet edhe një konferencë për shtyp për ‘Giro D’Italia 2025’. Në datat 9-10 Prill do të jetë e hapur edhe për qytetarët.
-
Durrës/ I mituri në timon përplas për vdekje 55-vjeçarin në Bisht-Kamëz, automjeti përfundon në kanal (EMRI+VIDEO)
5 Prill, 16:26Një person që po peshkonte buzë një kanali në Bisht-Kamëz, është aksidentuar për vdekje nga një automjet me drejtues një 16-vjeçar.
-
FOTOT/ Anija me famë botërore 'Amerigo Vespucci' mbërrin më 8 prill në Durrës, hap 'dyert' për vizitorët
5 Prill, 12:55Anija Amerigo Vespucci, e konsideruar si anija më e bukur në botë do të prekë edhe brigjet e qytetit bregdetar të Durrësit. Simboli i krenarisë detare italiane, në vijim të turit botëror, pasi është vizituar nga 43 330 persona në të gjithë kontinentet, do të ndalet edhe në Durrës.
-
Mosfunksionimi i semaforit shkakton aksident në Durrës/ Makinat përplasen në kryqëzim, personat dërgohen në spital
5 Prill, 12:25Sipas informacioneve për Report Tv në ngjarje janë përfshirë disa automjete, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
-
Fushë-Krujë/ Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 33-vjeçari
5 Prill, 11:45Uniformat janë duke punuar për të arrestuar dhe personin e fundit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, në hetim dy tutoret kineze! ‘Kokat’ e grupit kriminal drejtojnë nga Kina
5 Prill, 11:28Një rrjet prostitucioni është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në hetim janë vënë dy tutoret kineze. Hetimet dyjavore kanë zbuluar se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, që drejtohet nga Kina.
-
Porti i ri në Porto Romano të Durrësit, përzgjidhen 2 konsorciume pas fazës së parakualifikimit, 3 skualifikohen! Pritet dorëzimi i ofertës ekonomike
4 Prill, 22:34Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar ‘Royal Haskoning DHV’, kualifikoi 2 konsorciumet holandeze dhe greke, të dyja me seli në Holandë. Sipas procedurës së parashikuar, këto kompani, pas dorëzimit të dokumentacionit fizik, do të paraqesin edhe ofertat ekonomike
-
Tiranë/ Jepte fajde dhe bënte kontrabandë me bizhuteri floriri, në pranga 29-vjeçari! Sekuestrohen 100 mijë euro (EMRI)
4 Prill, 14:37Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se në bashkëpunim me të atin pastronte para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje, në biznesin e tij në Fushë Krujë.
-
Operacioni 'Formacioni'/ Arrestohet 33-vjeçari në Fushë-Krujë, pjesë e një grupi që kryente vjedhje
4 Prill, 14:20Gjatë fazës së parë të operacionit u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe u zbardhën dy vjedhje që ata kishin kryer. Ndërkohë po punohet për kapjen e dy të tjerëve që janë ende në kërkim.
-
U konfliktuan fizikisht pas aksidentit rrugor, 4 të arrestuar në Durrës, tre prej tyre vëllezër! Nën hetim edhe një tjetër që ‘zhduku’ pamjet nga kamerat e sigurisë
4 Prill, 12:12Katër persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për konfliktin e ndodhur të enjten në Durrës, ku u konfliktuan fizikisht disa persona pas një aksidenti automobilistik. Nën hetim është vënë edhe administrator i lokalit në afërsi të të cilit ndodhi konflikti, pasi hoqi DVR-në e kamerave të sigurisë.
-
Rama: 70 institucione të arsimit në Durrës kanë rilindur! Kushte sipas standardeve europiane
4 Prill, 08:07Kryeministri Edi Rama shpërndau sot në rrjetet sociale disa pamje të shkollave, kopshteve dhe çerdheve të rikonstruktuara në Durrës. Rama shpreh mirënjohje edhe për kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako
-
Durrës/ Aksident mes dy automjeteve, shoferi dhunohet në sy të familjes së tij nga grupi i të rinjve
3 Prill, 21:47Një automjet tip “Volkswagen”, me të cilën po udhëtonte një familje, është përplasur me një automjet tip “Audi”. Drejtuësi i kësaj të fundit është konfliktuar fizikisht me kryefamiljarin në makinën “Volkswagen”, i cili ishte dhe drejtuesi i saj.