-
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. 2 mjete janë përplasur me njëra- tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët janë pasagjerë dhe po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.
28 Qershor, 20:35 -
Korçë/ U ndaluan 4 veterinerë për lejimin e paligjshëm të 410 bagëtive! Nis hetimi për shpërdorim detyre
27 Qershor, 14:50Katër veterinerë në Korçë dhe Sarandë po hetohen për 'shpërdorim detyre', pasi lejuan në kundërshtim me ligjin transportimin e 410 bagëtive të imta nga Konispoli drejt Barmashit. Sipas Policisë, ata nuk zbatuan urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së këtyre kafshëve.
-
Korçë/ Po transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta, shpallet në kërkim 26-vjeçari
27 Qershor, 13:48Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar drejt Tiranës, 8 emigrantë nga Vendet e Treta
-
Maliq/ Dy fëmijë të mitur largohen nga shtëpia, prindërit kallëzojnë në polici
27 Qershor, 13:13Në Maliq, dy fëmijë të mitur, një vajzë dhe një djalë, janë larguar nga banesa më 26 qershor 2025, ndërsa prindërit kanë kallëzuar ngjarjen në polici.
-
Ambasadorja e Zvicrës nga Pogradeci: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, nuk ka reduktime në ndihmën për vendin
27 Qershor, 12:42Nga fshati turistik i Linit, ku po zhvillohet një aktivitet në përmbyllje të fazës së parë të gërmimeve në sitin arkeologjik të Buqezës, ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, dha një mesazh të qartë për vijimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin shkencor në fushën e arkeologjisë.
-
Ambasadori i OSBE-së takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec: Program i ri, hapje zyrash informimi në çdo gjykatë
26 Qershor, 14:27Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec. Ai ka deklaruar se do të ketë një program të ri që do të parashikojë hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë.
-
VKM/ Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik 62 MW në Taç të Kolonjës, do të prodhojë energji për 49 vite
25 Qershor, 17:35Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centralit fotovoltaik 62 MW në Taç Lartë, Kolonjë, me afat ndërtimi 3 vjet dhe operim 49 vjet, pa koncesion ose mbështetje financiare shtetërore. Ky projekt do të kontribuojë në rritjen e energjisë së ripërtëritshme dhe uljen e varësisë nga burimet fosile në Shqipëri.
-
U dëmtuan nga vandalët, pas denoncimit të Report TV, rikthehen emërtimet te shtatoret e rilindasve në Korçë
25 Qershor, 15:39Pas shqetësimit të ngritur nga Report Tv pak ditë më parë për shtatoret e rilindasve Naum Veqilharxhi, Asdreni dhe Kristoforidhi të cilave u ishin dëmtuar emërtimet, ato janë vendosur përsëri.
-
U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë i moshuari në Devoll
25 Qershor, 14:49Një 87-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës në fshatin Hoçisht, në Devoll. Si pasojë e plagëve të marra në kokë, i moshuari ka ndërruar jetë.
-
KQZ vulos rezultatin për Kukësin, Lezhën, Korçën dhe Gjirokastrën, u jep mandatin deputetëve të dalë nga 11 maji (LISTA)
25 Qershor, 09:48Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Korçë, Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër.
-
Vrasja e Martin Çeços në 2022 në Maliq, Apeli rrëzon vendimin që dënoi me 83 vite burg autorët
24 Qershor, 17:13Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë kishte dhënë më 10 shkurt 2025 një vendim me gjithsej 83 vite burg për të pandehurit në çështjen e vrasjes së Martin Çeços, duke iu përmbajtur kërkesës së Prokurorisë. Por ky vendim është zhbërë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
-
Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e dytë në qarkun e Korçës! Do të asgjësohen 190 krerë
24 Qershor, 14:45Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës së së Ruminantëve të vegjël në qarkun e Korçës. Shërbimi veterinar u ka bërë thirrje fermerëve të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, të zbatojnë masat e higjienës dhe të informojnë menjëherë për çdo shenjë klinike të sëmundjes.
-
Korçë/ Po ndihmonte një person të kalonte kufirin, arrestohet në Kapshticë 20-vjeçari algjerian
24 Qershor, 13:30Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë pas kontrolleve dhe masave të shtuara në qark dhe në kufi të gjelbër ka kapur dy algjerianë
-
Nga Kina në Pogradec për prostitucion, arrestohet një nga tutoret! Shpallet në kërkim tjetra
24 Qershor, 09:26Një 61-vjeçare kineze është arrestuar në Pogradec, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira.
-
Sherri me dy të plagosur në Pogradec, 6 persona në pranga
22 Qershor, 13:14Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, ku dy shtetas mbetën të plagosur
-
Flakët 'përpijnë' lokalin në Korçë, shkrumbohet totalisht
22 Qershor, 11:03Një objekt ndërtesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës mëngjesin e sotëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.
-
Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare, gazetari dhe mësuesi i njohur korçar Vehbi Furxhi
21 Qershor, 18:39Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi. Furxhi ka qënë një figurë e shquar e kulturës dhe medias, ai dha një kontribut të çmuar si drejtues i Radio Korçës, gazetar i revistës Hosteni dhe botues i gazetës Korça.
-
Pogradec/ Sherr në lokal, goditen me gota dy persona! Shoqërohen në polici
21 Qershor, 17:52Në Pogradec, një konflikt në një lokal përfundoi me dy persona të dëmtuar me gota, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Tre persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
-
Pogradec/ Babë e bir u rrezikuan nga stuhia në liqenin e Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
20 Qershor, 20:13Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varke. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ata kanë hasur probleme në qëndrimin e tyre në varkë ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policinë.
-
Pas 20 vitesh, nis ndërtimi i Muzeut të Dritëro Agollit në Devoll
20 Qershor, 17:29 -
Korçë/ Hajdutët nuk kursejnë as varret, arrestohet 47-vjeçari, i gjenden pllakat e mermerit të vjedhura
19 Qershor, 13:00Policia ndaloi të dyshuarin nga fshati Vloçisht, që akuzohet se plaçkiti varrezat e reja të qytetit. Arrestohet edhe kosovari 33-vjeçar, ishte dënuar nga gjykata me 10 ditë burg për kalim të paligjshëm të kufirit
-
Maliq, dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 59-vjeçari! Tentoi ta gënjente me karamele e lekë
18 Qershor, 10:19Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Maliqit. Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.
-
Pogradec/ Me armë, drogë e shufër metalike me mbishkrimin 'Policia', arrestohet 27-vjeçari i dënuar më parë për vrasje (EMRI)
18 Qershor, 08:43Vijojnë operacionet e uniformave blu për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Një 27-vjeçar i dënuar më parë për vrasje është arrestuar nga policia e Pogradecit
-
Korçë/ 64-vjeçarja bie në kontakt me rrymën elektrike, gjendja e saj shëndetësore stabilizohet në spital
17 Qershor, 20:06Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve paraprake një e moshuar 64-vjeçare ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
-
Aksident në Korçë/ Automjeti përmbyset e del nga rruga, përfundon në spital shoferja me 2 fëmijët (VIDEO)
16 Qershor, 18:12Një automjet është përmbysur në afërsi të fshatit Bulgarec, duke lënë të plagosur një grua dhe tre fëmijë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe po merret me drejtuesin e mjetit.
-
U martua me të miturën, 21-vjeçari rom fiton lirinë në Gjykatën e Korçës! Dënimi i konvertohet në shërbim prove
16 Qershor, 16:22Gjykata e Korçës dënoi me 5 vite shërbim prove Dritson Kurtin, i cili ishte arrestuar vitin e kaluar. Pas seancës ka folur dhe avokati Cenko i cili ka thënë se do konsultohet me klientin nëse do ta kërkojnë pafajsinë e plot në Strasburg. Ai u akuzua për marrëdhënie të paligjshme me një të mitur, me të cilën solli në jetë një fëmijë.
-
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Kapshticë, mbërrin ambulanca! Raportohet për të plagosur (VIDEO)
15 Qershor, 16:32Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Cangonj, ku janë përplasur dy automjete dhe dyshohet për të plagosur. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa priten detaje të tjera.
-
Korçë/ Shiste kanabis në doza, arrestohet 28-vjeçari dhe procedohet penalisht klienti i tij
15 Qershor, 09:41Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u arrestua në flagrancë, teksa shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.
-
Përplasen dy automjete në Korçë, një person dërgohet në spital (VIDEO)
15 Qershor, 09:07Nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur i plagosur një person. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë deri më 24 qershor! Muzikë, kinema, art dhe kulinari (VIDEO)
14 Qershor, 21:49Nga data 14 deri më 24 qershor, qyteti jug-lindor do të kthehet në një skenë artistiko-kulturore ku do të mbahen performanca nga DJ, ekspozita arti, shfaqje baleti dhe koreografi bashkëkohore. Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo javë premton adrenalinë dhe festë për të gjithë