-
KAS zhvilloi mbledhjen për shqyrtimin e ankimimeve të PD-ADSHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në 3 qarqe, pas certifikimit nga ana e KQZ. Pas Kukësit, që është ende në proces, radha e Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës. KAS dëgjon ankimin. Mbledhja shtyhet për të martën e 3 qershorit për Beratin e Gjirokastrën, dhe të hënën për Vlorën. Përfaqësuesja e PS: Shkrimet në portale dhe rrjete sociale nuk janë prova shkencore!
29 Maj, 10:22 -
Report Tv siguron videon, ja shpërthimi me tritol në lokalin e babait të administratorit të bizneseve të Allajbeut
27 Maj, 21:33Një shpërthim me tritol ndodhi mëngjesin e së dielës në derën e një lokali në lagjen "Çlirim" në pronësi të babait të Asllan Fetiut, ku autorët u larguan pasi u siguruan që lënda plasëse shpërtheu. Nga pamjet filmike, lënda u hodh nga një automjet tip BMW pa zbritur asnjë person, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po heton disa pista, përfshirë një konflikt të mëparshëm ku Asllan Fetiu plagosi me thikë një klient.
-
Zgjedhjet/ PD ankimon në KAS rezultatin e Beratit dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve! Gati kërkesa dhe për Korçën (DOKUMENTI)
26 Maj, 12:06PD dorëzon në KAS ankimimin me 20 faqe për rezultatin e zgjedhjeve të Beratit dhe po përgatit atë për Korçën. Selia blu pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera. Deri tani PD kishte ankimuar Kukësin
-
‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi për Report TV: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine
25 Maj, 14:25Në një intervistë për Report TV, Maliqi sulmoi Bozdon duke e bërë fajtor për humbjen e mandatit të tretë në qarkun e Beratit. Ai tha se nëse pretendon se ka mbështetje kaq të madhe, duhet të japë dorëheqjen dhe të kandidojë për bashkinë. Apeloi për riorganizim total me drejtues politikë të devotshëm.
-
Berat/ Shpërthim eksplozivi në lokalin e babait të Asllan Fetiut, administrator i bizneseve të Allajbeut! Pistë e hetimeve, larja e hesapeve me të birin
25 Maj, 09:23Lokali i babait të administratorit të një prej bizneseve të Klodian Allajbeut, në qytetin e Beratit ka qenë shënjestër e një shpërthimi me tritol. Lokali është në emër të Sali Fetiut ndërsa djali i tij 37 vjeçari Asllan Fetiu administrator i “Ana Market” rezulton në kërkim që prej marsit të këtij viti
-
Zija Ismaili, mjeku që firmosi ‘aksidentin’ e Kosta Trebickës, sot deputet i Sali Berishës
22 Maj, 21:21Në legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka futur në Kuvend Zija Ismailin, mjeku që firmosi ekspertizën mjeko-ligjore të dyshuar si të manipuluar për vdekjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të çështjes “Gërdeci”.
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ 'çertifikon' rezultatet në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Berat
22 Maj, 18:21Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultatit për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në katër zona zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
-
Demo për Report Tv: Pretendojmë të marrim 6 mandate, besojmë te votat e diasporës
12 Maj, 18:45Demo ka thënë për Report Tv, për gazetaren Mimoza Sinanaj, se në Berat procesi ka ecur mirë dhe se PS është duke pretenduar 6 mandate, nga 5 që është deri tani sipas numërimit të momentit.
-
Berisha nga Berati: Rama shpopulloi vendin, PD do të ketë fokusin tek arsimi! Vendimet për rininë, me pëlqimin e influencerëve të TikTok
6 Maj, 18:31Nga Berati kryedemorkati Berisha akuzoi kryeministrin Rama se në 12 vite të qeverisjes së tij ka shpopulluar vendin. Ai premtoi se me të në krye të qeverisë, fokusi do të jetë tek rinia dhe arsimi. Tha se me rikthimin e TikTok tha se bashkë me influencerët do të marrë vendime për rininë.
-
Denoncimi i PD nga Berati: PS po përgatit blerje votash, kemi dijeni me emra dhe mbiemra, SPAK të ndërhyjë
5 Maj, 17:58Nga Berati, Partia Demokratike ka denoncuar publikisht blerjen e votës nga Partia Socialiste, duke pretenduar se ka emra konkretë që janë të përfshirë akte të tilla.
-
Momenti pikant/ Qytetarja ‘gajas’ Berishën: Zegjineja i thërriste Gazit ‘hajde të hamë një çik’, po ç’do hante që e ngrëntë dheu...! (VIDEO)
2 Maj, 12:32Një banore e zonës së Dimalit ka lënë detajin pikant të ditës së fushatës së PD-së ditën e sotme, teksa mori fjalën dhe shkaktoi të qeshura te të pranishmit dhe vetë Sali Berisha
-
Berisha takim me fermerët e Dimalit: Do ju kthejmë paratë, Ballkani i Hapur do hidhet në kosh të plehrave që javën e parë! 200 euro pensionet në fshat, s'ka më çmime monopol
2 Maj, 11:44Kreu i PD-së zhvilloi sot një takim elektoral me fermerët e zonës së Dimalit, ku ishte i shoqëruar edhe nga deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti. Berisha tha se do dhjetëfishojë buxhetin për subvencionet e fermerëve, ku nga 32 mln euro që është aktualisht do e çojë në 230 mln euro. Lakon edhe historinë e Kristofor Kolombit: S'do ketë më jep pasqyra dhe merr flori nga indianët!
-
Rama nga Berati: E gjetëm Beratin me 30 mijë turistë, sot është me 1 milionë! Kryesocialisti shigjeton Metën: Hante sa andej-këndej deri sa i plasi stomaku
1 Maj, 18:49Rama në Berat foli për zhvillimin që Berati ka pësuar ndër vite në turizëm, ku tha se nga 30 mijë turistë është bërë me 1 milionë turistë në 2024. Më tej ai ka 'shigjetuar' partinë e Metës, duke thënë 'se kalonin sa andej këndej deri sa i plasi stomaku nga oreksi i madh'.
-
Rama nga Kuçova: Jam garant të ruaj drejtësinë nga këneta! Ca kërkojnë votën ta mbrojnë SPAK-un nga unë, ca të tjerë thonë ‘do ju hamë të gjallë’
1 Maj, 17:12Rama është ndalur në Kuçovë ku ka folur për drejtësinë, duke thënë se është pika themelore për të hyrë në BE. Kreu i PS-së tha se ka një rrezik real për shpërbërjen e drejtësisë dhe se ai është i vetmi garant për ruajtjen e saj. Kryesocialisti nuk kurseu ironitë për deklaratat e Alizotit nga Elbasani, duke thënë se, kur i dëgjon tek flasin në atë mënyrë, e meritojnë t’u thuash çyrykë.
-
Rama në studion e skulptores beratase: Gjithçka artizanale, e denjë për t’iu servirur turistëve që vijnë në këtë qytet
1 Maj, 15:34Teksa ndodhet në Berat, kryeministri Edi Rama vizitoi sot studion e skulptores beratase Llambrini Dëna. Ai shkruan se gjithçka artizanale që bëhen në këtë studio, e bëjnë të denjë për t’iu servirur turistëve të shumtë që vijnë në Beratin e UNESCO-s.
-
Rama nga Dimali: 6 mln dollarë për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës! Çdo alternativë tjetër përveç PS, të çon në humnerë! Partitë e reja, si LSI ndjesë pastë
1 Maj, 11:30Kryesocialisti Edi Rama tha nga qarku i Beratit se kontrata e lobimit që po bëhet për të hequr njollën e non gratës së Sali Berishës, mund t’i shërbente realizimit të programit të opozitës. Për të, partitë e reja i përngjajnë ish LSI-së, e njohur për pazaret politike me dy forcat e mëdha politike.
-
Akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri, Prokuroria e Beratit kërkon 6 vite burg për Romeo Oçon! I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale
1 Maj, 10:39Prokuroria e Beratit ka kërkuar 6 vite burg për Romeo Oçon, i akuzuar për ngacmim seksual. Sipas organit të akuzës, ky person ka ngacmuar një të mitur në nëntor të vitit të kaluar.
-
116 gjoba në 1 javë për shpejtësi të lartë, Rrugorja e Beratit ndëshkon shoferët: 304 për parakalime të gabuara, 1 person i arrestuar
29 Prill, 15:34Gjatë 2 javëve të fundit, është arrestuar 1 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit, gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje.
-
Meta nga qelia përshëndet takimin e Aleancës Madhështore në Kuçovë: Çlirimi i Shqipërisë nga 'narkoshteti' është i pashmangshëm
28 Prill, 15:23Në një postim të tij në rrjetet sociale, Meta theksoi se opozita është tashmë në ofensivë të pandalshme dhe se çlirimi i Shqipërisë nga Narkoshteti do të jetë shumë i afërt. Meta ka shprehur mbështetjen për kandidatin Lefter Maliqit, duke e quajtur besimin e tij të patundur në fitoren e opozitës.
-
Asnjë fjalë për paratë, Berisha për kontratën e lobimit 6 mln dollarë: Rama është tmerruar se morëm avokatin e Trump
27 Prill, 20:15Nga një takim elektoral në Kuçovë, Berisha foli shkurt për kontratën, duke thënë se Rama është tmerruar se Partia Demokratike ka marrë avokatin e Donald Trump si avokat të votës së shqiptarëve, por këtij të fundit nuk i tregoi se cili është burimi i kësaj shifre të kamur. Demokratët e Kuçovës kishin zgjedhur ta prisnin Berishën me një këngë polifonike të dedikuar, ku përmendnin edhe LaCivitan. Më tej, Berisha vazhdoi duke folur për problemet e fermerëve.