-
25 Qershor, 14:38
-
Gjenden dhe asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë kanabisi në Shkodër, vihet nën hetim inxhinieri i pyjeve
24 Qershor, 11:08Mbi 3600 fidanë dhe bimë kanabisi janë asgjësuar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”. Nën hetim është vënë edhe një inxhinier pyjesh. Vijon puna për identifikimin e autorëve.
-
Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, përplasen dy mjete, plagosen 2 persona
23 Qershor, 19:35Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Muriqan, duke përfunduar jashtë rruge në një kanal anësor. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
-
Murtaja e bagëtive, shtohen kontrollet! AKU bllokon 124 kg mish pa certifikatë veterinare në Shkodër, 6 mln lekë gjobë 4 bizneseve
23 Qershor, 09:49Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Shkodër, ka bllokuar 124 kg mish, për shkak se ishin pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Përmes një njoftimi, AKU - Shkodër, bën me dije se përveçse bllokimit të mishit, ka pasur gjithashtu gjoba të vlerave të larta që arrijnë totalin 600,000 lekë
-
Velipojë/ Rrezikoi pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, drejtuesi i skafit gjobitet me 1 mln lekë
23 Qershor, 09:25Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj pasi lundroi në një zonë të ndaluar në bregdetin e Velipojës.
-
Plagoset me armë zjarri 26-vjeçari në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (VIDEO)
23 Qershor, 07:34Një 49-vjeçar në Shkodër është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri një 26-vjeçar. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.
-
Aksident në aksin Pukë- Shkodër, përplasen 2 mjete, plagosen çifti i bashkëshortëve
21 Qershor, 19:37Një aksident ka ndodhur në aksin Pukë- Shkodër. Ngjarja në afërsi të fshatit Luf si pasojë e akisdentit një burrë dhe një grua janë plagosur. Mjetet e përplasura janë një Volvagen Turan me një Tayota Yaris, ndërsa të lënduarit ishin pasagjerë te Tayota Yaris.
-
Vllaznia hedh sytë nga ish-fantazisti i Kombëtares
21 Qershor, 13:05Drejtuesit e Vllaznisë kanë kontaktuar me Kallakun dhe duket se palët janë duke diskutuar detajet e fundit para se 'Sherifi' i ri të zbarkojë në Shkodër për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë.
-
Në kërkim për kultivim kanabisi, pranga dy vëllezërve në Shkodër (VIDEO)
21 Qershor, 10:50Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tyre masën arrest me burg, pasi më 29 prill 2025 në fshatin Sheldi kishin kultivuar 400 rrënjë kanabisi.
-
Vëzhgim i Report TV / 128 plazhe publike në Durrës, 41 në Sarandë dhe 35 në Velipojë, pushuesit: Janë pa pagesë por duhet pastërti (Pamje me dron)
20 Qershor, 15:54Gjatë këtij sezoni veror plazhet publike, pa pagesë, janë shtuar në Durrës, Sarandë, Ksamil dhe Velipojë, duke ofruar më shumë hapësira për pushuesit. Por gjatë vezhgimit tonë nga jugu ne veri, vumë re se ende mungon infrastruktura dhe pastërtia, ndërsa vijon aksioni për të hequr çadrat e uzurpuesve.
-
Hyrja e re e Shkodrës, nis hedhja e shtresave asfaltike për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve
19 Qershor, 17:27Në kantierin e hyrjes së re të Shkodrës ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve, si pjesë e një projekti të financuar nga FSHZH dhe qeveria. Projekti përfshin krijimin e një parku shumëfunksional prej 17-18 hektarësh me hapësira sportive, argëtimi dhe panoramike pranë liqenit.
-
Ardit Krymi rinovon me Vllazninë deri në vitin 2027
19 Qershor, 14:12Ardit Krymi është konsideruar si një nga lojtarët më konstantë të sezonit të kaluar, ku ishte titullar i padiskutueshëm me 37 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste.
-
Vllaznia zhvendoset në 'Elbasan Arena', bashkia sposton koncertin nga stadiumi! Klubi: Çështja është adresuar në UEFA
19 Qershor, 13:10As Vllaznia nuk do e luajë në "Loro Boriçi" ndeshjen kundër BFC Daugavpils të programuar për në 10 korrik dhe as koncerti nuk do mbahet në stadium (21 qershor). "Lufta" disa ditore mes Bashkisë Shkodër dhe Klubit të Futbollit Vllaznia kishte vetëm një përfundim dhe humbës, tifozët; të cilët nuk do ndjekin nga pranë ekipin e tyre.
-
Shkodër/ ‘Koordinata’ e dronëve zbulon parcelat me 5999 bimë narkotike, nën akuzë 5 kryepleq e dy roje mjedisi, në kërkim kultivuesi (VIDEO)
19 Qershor, 12:34“Koordinata” ka çuar në gjetjen e disa parcelave të mbjella dhe në asgjësimin e 5999 bimëve apo fidanëve të dyshuar kanabis sativa. Aksioni është kryer nga toka dhe ajri me dronë e patrulla këmbësore
-
Koncerti i Bujar Qamilit spostohet në sheshin para bashkisë, stadiumi në dispozicion të Vllaznisë
18 Qershor, 17:06Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci theksoi se artisti i njohur shkodran meriton krijimin e një mundësie për të bërë një koncert të veçantë, por duke mos penguar as ndeshjet e ekipit të Vllazënisë, koncerti i Bujar Qamilit spostohet në sheshin para bashkisë.
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim, arrestohet në Hanin e Hotit 51-vjeçari
18 Qershor, 11:37Një 51-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. 51-vjeçari po tentonte të dilte nga Shqipëria.
-
Zjarr në banesat e komunitetit rom në Shkodër! Banorja e zonës: Flakët u përhapën me shpejtësi
18 Qershor, 11:24Një zjarr ka përfshirë sot në orët e para të mëngjesit kampin social të komunitetit rom në Shkodër. Aktualisht, në këto kontejnerë jetojnë mbi 142 banorë të komunitetit rom, të cilët më parë banonin në kushte ekstreme varfërie dhe pasigurie
-
Pamje mahnitëse nga Ujëvara e Kryeziut në Fushë-Arrëz, Rama: Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës (VIDEO)
18 Qershor, 08:35Fushë-Arrëzi një qytet në veri të Shqipërisë, 23 kilometra larg Pukës është gjithashtu një vend që ofron atraksione të shumta turistike. Mes këtyre atrakasioneve është edhe Ujëvara e Kryeziut, e cila ndodhet në përroin e Oroshit që rrethohet prej shkëmbinjve magmatik.
-
Vijojnë përplasjet në Shkodër, KF Vllaznia i drejton tre pyetje bashkisë: Gjithçka e mbuluar me mister, sjellje të denja për një subjekt privat
17 Qershor, 10:20Bashkia e Shkodrës dhe Klubi i Futbollit Vllaznia vijojnë përplasjet dhe kundërshtitë për koncertin recital të këngëtarit Bujar Qamili, programuar për në stadiumin "Loro Boriçi" më 21 qershor.
-
Koncerti në stadium, në Shkodër ka përplasje mes bashkisë dhe klubit! Vllaznia: Kemi bërë denoncim, ndryshon destinacioni! Zyrtari: Pretendime të pavërteta
16 Qershor, 14:38Një koncert recital i këngëtarit të mirënjohur shkodran, Bujar Qamili, ka përplasur Bashkinë e Shkodrës si organizatore, me klubin e futbollit të këtij qyteti, KF Vllaznia. Edhe FSHF nuk mbështet aktivitete të tjera jo sportive në impiant.
-
Shkodër/ Parcelat e mbushura me kanabis, asgjësohen 1408 bimë! Arrestohet 34-vjeçari (EMRI)
16 Qershor, 11:22Vijon operacioni i Policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë informojnë se kanë gjetur dhe asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
-
Manovra të rrezikshme në plazh dhe me leje drejtimi të pezulluar, bllokohet mjeti në Velipojë, i hiqet patenta shoferit 43-vjeçar (VIDEO)
15 Qershor, 12:57Një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve në plazhin e Velipojës, është bllokuar nga policia.
-
Droni zbulon 12 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, në hetim kryeplaku i fshatit Kllogjen, inxhinieri dhe 2 vrojtues pyjesh (VIDEO)
15 Qershor, 09:10Në kuadër të operacionit “Koordinata”, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, kanë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
-
Shkodra, me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit
15 Qershor, 08:48Në Veri, Shkodra u tkurr me gati 5000 banorë në dy vite, duke pësuar rënien relative më të madhe me mbi 3%. Një panoramë e ngjashme shfaqet në Kukës, Dibër dhe Lezhë, ku reduktimi i popullsisë varion nga 2,4% në 3%.
-
Jaupllari për Report Tv: Harta e murtajës së kafshëve po zgjerohet, s’ka rrezik për njerëzit! 800 krerë u eliminuan në 5 vatra, i kërkuam KE të ndihmojë fermerët
13 Qershor, 15:27Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, shpjegoi për ‘Sot, Live në Shqipëri’, masat e marra përgjatë dy javëve, që nga shfaqja e vatrës së parë në Shkodër. Zyrtari shprehet se janë ngritur pika kontrolli me Polici Shteti, Bashkiake, Ushtri, Shërbimi Veterinar dhe kryepleq. Zgjidhja e vetme? Ndalimi i lëvizjes së kafshëve! S’ka mish të infektuar në treg, informimi në kohë me shumë rëndësi. Dëmi ekonomik shumë i madh. Erdhi nga rajoni, ligji aktual s’e njeh dëmshpërblimin, vijnë dhe 2 ekspertë të BE
-
Sezoni turistik/ Kumbaro nga Velipoja: 60% plazhe publike, ende nuk janë mbyllur lejet
13 Qershor, 13:06Ministrja e Turizmit e pranoi nga Velipoja se ende s’ka përfunduar dhënia e lejeve për stacione private të plazhit. Kumbaro tha se ky sezon mund ta gjejë bgredetin me 60% të plazheve publike.
-
Parcelat e mbushura me kanabis, asgjësohen rreth 13 mijë fidanë në Shkodër! Momenti i ndërhyrjes së Policisë me helikopter (VIDEO)
13 Qershor, 12:08Vijon operacioni i Policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë informojnë se kanë gjetur dhe asgjësuar 12 541 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
-
Ndryshime te Vllaznia! Esat Mala firmos kontratën e re, largohet djali i shtëpisë
12 Qershor, 15:08Esat Mala do vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë, ndërsa Mehdi Çoba ka mbyllur aventurën me kuqeblutë.