-
27 Gusht, 16:06
-
Vjen nga Miçigani për pushime dhe aksidentohet në rrugët e Ersekës! Nën akuzë shoferi 18-vjeçar, u plagos bashkë me 3 pasagjerët
27 Gusht, 14:38Ngjarja ka ndodhur në aksin Rehovë-Ersekë dhe paraprakisht sipas hetimeve të Policisë Rrugore, shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit nga 18-vjeçari
-
Korçë/ Aksidentoi për vdekje 53-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Voskopojë, arrestohet shoferi 73-vjeçar!
27 Gusht, 13:29Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 në rrugën e fshatit Voskopojë, kur viktima 53-vjeçare me inicialet A.E., që po udhëtonte me biçikletë, u përplas nga mjeti në timonin e të cilit ndodhej i moshuari
-
Ndalohet adoleshenti në Korçë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare
27 Gusht, 13:18Nën praninë edhe të psikologut, 17-vjeçari po pyetet dhe po sqaron rrethanat në Policinë e Korçës.
-
Korçë/ Aksident i rëndë në Voskopojë, mjeti përplas për vdekje 50-vjeçaren! Po lëvizte me biçikletë
26 Gusht, 21:08Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskopojë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një 50-vjeçare që po lëvizte me biçikletë.
-
Korçë/ I vuri zjarrin nga pakujdesia tokës me pemë dru-frutore, nën akuzë 41-vjeçarja
25 Gusht, 10:07Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gështenjas të Korçës, teksa policia vendore bëri me dije se ka vënë nën akuzë të dyshuarën 41-vjeçare, me inicialet N. M.
-
Digjet një sipërfaqe me pemë frutore në Pogradec! Një grua dogji mbetjet, zjarri u përhap
24 Gusht, 13:01Një sipërfaqe me pemë frutore është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Baçallëk të Pogradecit.
-
Ersekë/ Vidhet kasaforta e tyrbes në fshatin Gjonç, asnjë gjurmë nga autori
24 Gusht, 11:45Mbrëmjen e 23 gushtit është vjedhur kasaforta e tyrbes në fshatin Gjonç.
-
40-vjeçarja denoncon e alarmuar në Policinë e Korçës: Vajza 13-vjeçare më iku nga shtëpia
24 Gusht, 11:42Policia informon se 13-vjeçarja është larguar nga banesa më datë 23 gusht dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej saj.
-
Korçë/ Asnjë kontakt prej ditësh, babai denoncon zhdukjen e të birit 17 vjeçar në polici
23 Gusht, 10:37Ai ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë se djali 17-vjeçar është larguar nga banesa dhe që prej datës 18 gusht nuk ka asnjë kontakt.
-
Përplasi 65-vjeçaren dhe të renë në Pogradec, e moshuara ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital! Vihet në pranga shoferi i automjetit
23 Gusht, 10:31Aksidenti u shënua në aksin rrugor aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku gruaja dhe 17-vjeçarja po kalonin në anën tjetër të rrugës.
-
Krimi në Greqi, flet daja i autorit në Korçë: I bëj thirrje të dorëzohet e të tregojë arsyet! Kishte probleme të shëndetit mendor, në Shqipëri ishte i kartelizuar
22 Gusht, 17:11Në lidhje me këtë krim të rëndë, ka folur sot edhe daja i autorit në Korçë, Jetnor Lumani, teksa gazetari i Report Tv, Armand Braho, ka siguruar edhe deklaratën e tij: Po, është e vërtet ka pasur probleme të shëndetit mendor, se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë KEMP, ka qenë i kartelizuar!
-
Historia prekëse, çifti rikthehet nga SHBA dhe bëhen prindër kujdestarë të 2 fëmijëve në Shtëpinë e Fëmijëve Korçë! (VIDEO)
22 Gusht, 14:31Ariana dhe Tomi flasin për eksperiencën prindërore. Ministrja Albana Koçiu ndau lajmin me një video-postim në rrjetin social dhe e quan “dëshmi të fuqisë së dashurisë dhe kujdesit familjar”: Po punojmë për një kuadër të ri ligjor
-
Automjeti përplas një grua dhe 11-vjeçaren në Pogradec, 62-vjeçarja ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës VIDEO)
22 Gusht, 10:1362-vjeçarja ishte në gjendje të rëndë dhe do dërgohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit.
-
Tushemisht/ Bllokohet mjeti lundrues me 7 persona në bord, kishin kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme
21 Gusht, 20:19Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, konstatuan përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord. Mjeti kishte kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme
-
Cenoi figurën me sjelljen e tij, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit me VIDEO nga qytetari! Nis dhe hetimi disiplinor
21 Gusht, 17:08Qytetari denoncoi me pamje filmike në media dhe rrjete sociale efektivin R.S., në veprime të paligjshme, që cenonin institucionin. Policia e Korçës reagoi me verifikim dhe marrje të masës së dyfishtë të policit të Migracionit dhe Kufirit. Në pamje u pa që efektivi lejonte drejtuesin e një mjeti që të kryente shkelje, duke kaluar në krahun tjetër pranë pikës kufitare
-
Korçë/ Rrjeti elektrik i amortizuar, shkëndija i vë zjarrin tokave në Çiflig! Rasti i tretë në dy ditë
20 Gusht, 14:16Zjarre jo vetëm nga piromanët, por edhe nga 'piroteknika', ku problem mbetet rrjeti i amortizuar elektrik në shtyllat e tensionit! Pas dy precedentëve ditët e fundit në Pogradec dhe Devoll, një tjetër është raportuar dje në fshatin Çiflig të Korçës
-
Korçë/ Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi i kompanisë dhe administratorja e dyqanit! I kallëzoi pronari
20 Gusht, 13:43Përgjegjësi dhe administratorja e një dyqani pajisjesh kompjuterike në Korçë janë marrë nën akuzë nga policia vendore, menjëherë pas denoncimit të pronarit të kompanisë për përvetësim malli dhe dëm ekonomik nëpërmjet mashtrimit
-
Korçë/ Lëvizte në sens të kundërt me makinën e Policisë, efektivi gjobitet 100 mijë lekë, i pezullohet 3 muaj patenta dhe i hiqen 6 pikë! (VIDEO)
19 Gusht, 18:25Menjëherë pasi pamjet u bënë virale në rrjet dhe u denoncua, nisën hetimet dhe veprimet administrative dhe u vendosën 3 masa. Polici Th.K., ka lëvizur në sensin e kundërt me makinën e Policisë, një “Range Rover| me ngjyrë të bardhë
-
Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë që e kishte fshehur në depozitën rezervë të automjetit, arrestohet 61-vjeçari
19 Gusht, 15:56Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën ai nuk kishte ndonjë dokument apo faturë. 61- vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa është sekuestruar automjeti dhe sasia e naftës.
-
Pogradec dhe Devoll/ Dy shkëndija elektrike brenda pesë orëve, rrjeti i amortizuar i vë zjarrin magazinës dhe arës me të mbjella
19 Gusht, 14:45Rrjeti i amortizuar elektrik në shtyllat e tensionit është bërë shkak për dy vatra zjarri brenda pesë orëve në Pogradec dhe Devoll, me pasojë dëme materiale në një magazinë dhe të mbjella
-
Rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, Rama ndan foto: Pamje e re në drejtim të juglindjes!
19 Gusht, 14:27Investimet në infrasktrukturën shqiptare dhe në sektorë të tjerë nga qeveria kanë hapur kantiere me punime në proces e sipër. Një prej tyre ka qenë edhe ai Qukës-Qafë-Plloçë në juglindje të vendit, që tashmë është drejt përfundimit dhe ka marrë një pamje krejtësisht të re
-
Korçë/ Makina merr flakë në ecje në unazën e qytetit, nuk ka të lënduar!
19 Gusht, 12:15Sipas informacioneve të para nga policia vendore, mjeti ka qenë në lëvizje në momentin që është përfshirë nga zjarri dhe tymi. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, përveç dëmeve materiale
-
Devoll/ Ndërroi jetë pasi mbushi dhëmbin në një klinikë dentare, familjarët e 59-vjeçarit: Vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale! Nën hetim dentisti
19 Gusht, 10:41Ata theksojnë se vdekja ka ndodhur nga shkaqe të tjera të natyrshme pas marrjes së shërbimit dentar, që nuk lidhen me këtë shërbim.
-
Pagoi me kartëmonedhë false në karburant, pranga të riut në Korçë
19 Gusht, 10:32I riu kishte ndaluar për të furnizuar mjetin me karburant, por në përfundim ka paguar me një kartëmonedhë false. Në banesë iu gjetën disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 4 pasaporta të tij që i kishte deklaruar të humbura.
-
Veshje kontrabandë nga Greqia, pranga 50-vjeçarit në Kapshticë
19 Gusht, 09:4850-vjeçari po kontrabandonte veshje nga Greqia. Dy thasë me veshje iu gjetën në bagazhin e autobusit.
-
Korçë/ 'S’jam mirë', bëri mbushje dhëmbi në një klinikë dentare, humb jetën 59-vjeçari në Bilisht! Shoqërohet në polici dentisti
18 Gusht, 20:26Një 59- vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.
-
Korçë/ U konfliktuan fizikisht me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga (VIDEO)
18 Gusht, 15:31Policia në Korçë ka arrestuar 3 persona mes të cilëve një punonjës i tatimeve në Korçë pasi u përfshinë në një sherr të ndodhur gjatë Festës së Birrës që po zhvillohej në këtë qytet.
-
Korçë/ Plagosi me thikë 27-vjeçarin në Dvoran pas një sherri, lihet në burg autori! Lirohen 4 të tjerët që e dhunuan
18 Gusht, 14:46Masa u mbajt në spital, togat e zeza vendosin masën "arrest në burg" për Aleks Qiqin, i cili pak ditë më parë plagosi me thikë Ari Kodrën, në fshatin Dvoran të Korçës. Më herët, Gjykata e Korçës la me detyrim paraqitjeje 3 nga të arrestuarit që e dhunuan dhe për hetim në gjendje të lirë të katërtin. Qiqi, me precedentë penalë
-
Turisti polak u kap në Qafë-Thanë me makinën e mbushur me thika, radio marrëse, pistoletë me gaz e sëpatë, do hetohet i lirë
18 Gusht, 12:30Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, njoftuan se në dalje të vendit, gjatë kontrollit në automjetin e polakut R. R., 39 vjeç, kanë gjetur 2 thika, 4 radio marrëse, 1 pistoletë me gaz dhe 1 sëpatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Do hetohet në gjendje të lirë