-
Trupi i një personi është gjetur pasditen e sotme (7 korrik) në Kolonjë, teksa Policia e Korçës ka nisur hetimet për identifikimin, rrethanat dhe shkaqet. Bëhet me dije se ka qenë një banor i zonës, i cili korrte grurin me autokombanjë dhe ka parë kufomën, duke njoftuar menjëherë policinë.
7 Korrik, 16:08 -
Beleri nga Korça mbështet tezën e aleatit Berisha: Zgjedhjet u manipuluan! Çështja e Detit? Dy shtetet t’i përmbahen marrëveshjes së 2009-ës!
7 Korrik, 12:11Eurodeputeti grek Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës i arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ka qenë i pranishëm në përurimin e Konsullatës së Greqisë në Korçë, ku bëri edhe komente politike. Thotë se zgjedhjet nuk ishin të standardit të një vendi që aspiron BE-në dhe raporti OSBE-ODIHR e konstatoi. Kërkon që t'i qëndrohet marrëveshjes së detit të vitit 2009, që Kushtetuesja e rëzoi
-
Gjendet i mbytur një 87-vjeçar në liqenin e Pogradecit, policia: Nuk ka shenja dhune
6 Korrik, 10:36Policia thotë se dyshohet se i moshuari është mbytur pasi nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Familjarët kanë deklaruar se i moshuari është larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit.
-
I dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge në Zvicër, kapet në Qafë Thanë 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut! Pritet ekstradimi (EMRI)
6 Korrik, 10:0434-vjeçari maqedonas, që tentoi të hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, rezulton i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge në Zvicër. Pritet ekstradimi i tij.
-
Laert Haxhiut iu gjet celular në qeli, shkarkohet drejtori i Burgut të Drenovës, pezullohet shefi i Policisë
5 Korrik, 22:16Gjetja e telefonit, që po hetohet nga SPAK për të zbuluar informacione me interes të rëndësishëm për hetimet që po bëhen ndaj kreut të organizatës së Lushnjës, çon edhe në masat ndaj dy zyrtarëve të burgut, drejtorit Fatjon Fasho dhe shefit të policisë, Sokol Kacoli
-
Devoll/ Prej një jave i humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit! Po nisej drejt Korçës më 28 qershor, u pa në terminal
5 Korrik, 20:36Personi në foto është Jashar Spaho, 70-vjeç, nga fshati Pilur i Devollit, i cili ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 28 qershor. Sipas familjarëve, 70-vjeçari ishte nisur për të shkuar në Korçë, e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve. Kush ka informacion se ku ndodhet ai, mund të kontaktojë familjarët në numrat e telefonit 0696450216 dhe 0689356925
-
Korçë/ Shantazhuan për zhvatje dhe çuan drejt tentativës së flijimit një person, shpallet në kërkim vlonjatja 43-vjeçare, nën akuzë bashkëpunëtori
3 Korrik, 15:14Hetimet nisën pas ngjarjes ku personi i shantazhuar kishte konsumuar klor në gjendje të rënduar psikologjike, me qëllim vetëvrasjen. Policia zbuloi se ai kërcënohej nga çifti i dyshuar. 29-vjeçari nga fshati Vatshmi i Korçës merret nën hetim, i gjendet dhe armë sportive. Të panjohura motivet e shantazhit
-
Pogradec/ Familja në trafik droge, ‘Buçimasi’ prangos nënën 64-vjeçare, në kërkim i biri! Njëri nën hetim, sekuestrohen hashash, peshore e lekë (EMRAT)
3 Korrik, 13:37Policia e Korçës godet grupin familjar që shiste kanabis sativa në doza tek klientët, 21-vjeçari kapet në flagrancë duke blerë drogë nga 64-vjeçarja. Zbulohen prova në banesë, 30-vjeçari arrin të shpëtojë dhe shpallet në kërkim
-
Absurde/ Tushemishti si ‘Big Brother’, shëtitorja mbushet me dhjetëra kamera sigurie nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit! Disa pyetje pa përgjigje për Dritan Agollin (VIDEO)
2 Korrik, 13:20Në anë rrugës që të çon në Drilon dhe Tushemishtit përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, janë vendosur një seri shtyllash rreth çdo 5 metra distancë. Në secilën prej tyre janë instaluar kamera, të cilat kanë ngjallur kureshtjen e të gjithë mbi motivin përse duhet “një Big Brother” në një ndër 100 fshatrat turistik të Shqipërisë.
-
Arrestohet polici në burgun e Drenovës, fuste në qeli lëndë narkotike dhe sende të paligjshme (EMRI)
30 Qershor, 20:44Prej kohësh në përgjim, arrestohet ditën e sotme polici i burgut të Drenovës. Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lënde narkotike kanabis, ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë. Pritet në vijim njoftimi zyrtar lidhur me rastin.
-
Korçë/ Favorizuan në 20 raste ndërtuesit me taksën e infrastrukturës, Prokuroria çon në gjyq drejtoreshën dhe përgjegjësin e Urbanistikës së Bashkisë (EMRAT)
30 Qershor, 14:57Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim dosjen për dy nga katër zyrtarët e Bashkisë që u hetuan për shkelje dhe shpërdorim detyre, pasi akuzohen se favorizuan ndёrtuesit me taksёn e ndikimit nё infrastrukturё nё tё paktёn 20 raste. Në shumicën e rasteve taksa nga 8% si ndërtues pallatesh, u bëhej 3% sikur ndërtonin komplekse turistike! në një rast dëmi 36 mijë euro
-
Korçë/ Aksion për zhurmat në zonat turistike, e pësojnë 3 subjektet e para, 20 mijë lekë të rinj gjobë (VIDEO)
30 Qershor, 12:58Pas sensibilizimit të bizneseve dhe qytetarëve, Policia nis kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike të Korçë dhe zonat e banuara
-
Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 4 persona të plagosur (VIDEO)
28 Qershor, 20:35Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. 2 mjete janë përplasur me njëra- tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët janë pasagjerë dhe po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.
-
Korçë/ U ndaluan 4 veterinerë për lejimin e paligjshëm të 410 bagëtive! Nis hetimi për shpërdorim detyre
27 Qershor, 14:50Katër veterinerë në Korçë dhe Sarandë po hetohen për 'shpërdorim detyre', pasi lejuan në kundërshtim me ligjin transportimin e 410 bagëtive të imta nga Konispoli drejt Barmashit. Sipas Policisë, ata nuk zbatuan urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së këtyre kafshëve.
-
Korçë/ Po transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta, shpallet në kërkim 26-vjeçari
27 Qershor, 13:48Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar drejt Tiranës, 8 emigrantë nga Vendet e Treta
-
Maliq/ Dy fëmijë të mitur largohen nga shtëpia, prindërit kallëzojnë në polici
27 Qershor, 13:13Në Maliq, dy fëmijë të mitur, një vajzë dhe një djalë, janë larguar nga banesa më 26 qershor 2025, ndërsa prindërit kanë kallëzuar ngjarjen në polici.
-
Ambasadorja e Zvicrës nga Pogradeci: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, nuk ka reduktime në ndihmën për vendin
27 Qershor, 12:42Nga fshati turistik i Linit, ku po zhvillohet një aktivitet në përmbyllje të fazës së parë të gërmimeve në sitin arkeologjik të Buqezës, ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, dha një mesazh të qartë për vijimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin shkencor në fushën e arkeologjisë.
-
Ambasadori i OSBE-së takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec: Program i ri, hapje zyrash informimi në çdo gjykatë
26 Qershor, 14:27Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec. Ai ka deklaruar se do të ketë një program të ri që do të parashikojë hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë.
-
VKM/ Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik 62 MW në Taç të Kolonjës, do të prodhojë energji për 49 vite
25 Qershor, 17:35Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centralit fotovoltaik 62 MW në Taç Lartë, Kolonjë, me afat ndërtimi 3 vjet dhe operim 49 vjet, pa koncesion ose mbështetje financiare shtetërore. Ky projekt do të kontribuojë në rritjen e energjisë së ripërtëritshme dhe uljen e varësisë nga burimet fosile në Shqipëri.
-
U dëmtuan nga vandalët, pas denoncimit të Report TV, rikthehen emërtimet te shtatoret e rilindasve në Korçë
25 Qershor, 15:39Pas shqetësimit të ngritur nga Report Tv pak ditë më parë për shtatoret e rilindasve Naum Veqilharxhi, Asdreni dhe Kristoforidhi të cilave u ishin dëmtuar emërtimet, ato janë vendosur përsëri.
-
U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë i moshuari në Devoll
25 Qershor, 14:49Një 87-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës në fshatin Hoçisht, në Devoll. Si pasojë e plagëve të marra në kokë, i moshuari ka ndërruar jetë.
-
KQZ vulos rezultatin për Kukësin, Lezhën, Korçën dhe Gjirokastrën, u jep mandatin deputetëve të dalë nga 11 maji (LISTA)
25 Qershor, 09:48Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Korçë, Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër.
-
Vrasja e Martin Çeços në 2022 në Maliq, Apeli rrëzon vendimin që dënoi me 83 vite burg autorët
24 Qershor, 17:13Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë kishte dhënë më 10 shkurt 2025 një vendim me gjithsej 83 vite burg për të pandehurit në çështjen e vrasjes së Martin Çeços, duke iu përmbajtur kërkesës së Prokurorisë. Por ky vendim është zhbërë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.
-
Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e dytë në qarkun e Korçës! Do të asgjësohen 190 krerë
24 Qershor, 14:45Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës së së Ruminantëve të vegjël në qarkun e Korçës. Shërbimi veterinar u ka bërë thirrje fermerëve të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, të zbatojnë masat e higjienës dhe të informojnë menjëherë për çdo shenjë klinike të sëmundjes.
-
Korçë/ Po ndihmonte një person të kalonte kufirin, arrestohet në Kapshticë 20-vjeçari algjerian
24 Qershor, 13:30Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë pas kontrolleve dhe masave të shtuara në qark dhe në kufi të gjelbër ka kapur dy algjerianë
-
Nga Kina në Pogradec për prostitucion, arrestohet një nga tutoret! Shpallet në kërkim tjetra
24 Qershor, 09:26Një 61-vjeçare kineze është arrestuar në Pogradec, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira.
-
Sherri me dy të plagosur në Pogradec, 6 persona në pranga
22 Qershor, 13:14Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, ku dy shtetas mbetën të plagosur