-
Një 36-vjeçar është plagosur me pistoletë në zonën e Fllakës mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00. Nga 3 të shtënat drejt tij, 36-vjeçari thotë se ka marrë 1 plumb në brinjë, ndërsa para policisë ka theksuar se nuk ka konflikte të mbartura që mund të jenë shkak i këtij atentati.
30 Maj, 20:22 -
PD i doli kundër në KAS për rinumërimin, Kuçana për Report Tv: E shokuar! Vota ime i shkoi kandidatëve të tjerë brenda partisë! Betejën e çoj deri në fund (VIDEO)
30 Maj, 19:48Kuçana thotë se ka pamjet filmike që vërtetojnë se vota e saj u tjetërsua dhe i shkoi kandidatëve të tjerë në listën e hapur të PD në qarkun e Durrëit. Nëse s’do ketë mbështetjen e PD për hapjen e kutive, thotë se do ta bëjë përmes partive të vogla.
-
Kërkesat për rinumërim/ Deklarata e Berishës para se PD të dilte kundër kandidatëve të saj në KAS: Janë të lirë, jemi për transparencë (VIDEO)
30 Maj, 17:17Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha po pretendon me denoncime çdo ditë për “farsën elektorale" të 11 majit nga mazhoranca, në atë humbje të thellë historike që mori, brenda partisë ka nisur edhe ‘lufta’ me akuza për vjedhje të votës preferenciale. Thotë se nuk i pengon në kërkesën e tyre dhe se "nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, do përgjigjesh ligjërisht", por nga ana tjetër zbulohet 'hileja' e tij, pasi anëtarët e PD në KAS u kanë dalë kundër kandidatëve të saj.
-
Furnizohet me 95.000 litra naftë, jahti i miliarderit Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit (VIDEO)
30 Maj, 13:56Pagëzuar me emrin e perëndeshës romake Abeona, mbrojtëse e udhëtarëve dhe fëmijëve në udhëtime të gjata, ky jaht përfaqëson standardet më të larta të ndërtimit detar.
-
Kontroll në Burgun e Durrësit, zbulohen 10 celularë nëpër qeli që përdoreshin nga të izoluarit
29 Maj, 12:52Paraprakisht informohet se gjatë kontrolleve të kryera në ambiente e qeli, janë sekuestruar të paktën 10 aparate celulari, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit dhe ishin futur ilegalisht. Urdhri, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Tiranë. Aksioni nisi ditën e djeshme, telefonat nuk u gjetën në qelitë VIP
-
Shpërthim me lëndë plasëse në burgun e Fushë-Krujës, dy pistat e hetimit! Mesazh drejtuesve ose tentativë arratisje (VIDEO)
28 Maj, 23:10Në shpërthimin mbrëmjen e së mërkurës, dyshohet se u përdor lëndë artizanale me nitrat. U hodh pranë gjeneratorit që furnizon burgun. Nuk u raportua për të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale.
-
VKM/ Qeveria jep 80 milionë lekë për financimin e ‘Durrah City Football Academy’ për 2025
28 Maj, 22:43Vendimi është marrë në mbështetje të kuadrit ligjor për sportin, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe buxhetin e shtetit për vitin 2025, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.
-
U kap në Durrës për abuzimin seksual me vajzën e mitur, media italiane zbardh detaje nga dosja e 60-vjeçarit shqiptar: Incesti nisi që prej vitit 2005, do vuajë 5 vite burg
28 Maj, 12:12Media italiane zbardh detaje nga dosja e 60-vjeçarit shqiptar që u arrestua dy ditë më parë në Durrës me qëllime ekstradimi, pasi ndaj tij kishtë një urdhër-arresti ndërkombëtar, i bazuar edhe te vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Bolonjë, me rreth 5 vite burgim për abuzim seksual me vajzën e tij të mitur (incest)
-
Kandidatja e PD-së Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojas, dërgon ankimim në KQZ për kuotën gjinore në Durrës
27 Maj, 17:19Andia Ulliri, kandidate në qarkun Durrës nga Partia Demokratike, ka ankimuar në KQZ shpalljen fitues të Arjan Ndojës, duke pretenduar se nuk është respektuar kuota gjinore e përcaktuar në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. Ajo i referohet një amendamenti të miratuar nga Kuvendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkojnë që një në tre fitues të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
-
I dënuar në Itali me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari
27 Maj, 08:54I arrestuari ishte shpallur në kërkim më 23 maj pasi Gjykata e Apelit të Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”
-
Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi 42-vjeçar në Durrës
26 Maj, 13:47Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”.
-
Kasollja në Durrës përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar (VIDEO)
26 Maj, 11:02Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe kanë shmangur përhapjen e flakëve.
-
Proda falënderon Policinë e Durrësit për operacionin e kapjes së Xhevdet Plakut: Rrit besimin te qytetarët, inkurajoj të vijojnë me të njëjtin përkushtim
24 Maj, 18:47Proda ka falenderuar policinë e Durrësit për operacionin e arrestimit të Xhevdet Plakut, i njohur si ‘Akili’, një person me rrezikshmëri të lartë.
-
Zgjedhjet/ KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqet! PD konteston dhe ankimon Kukësin! Celibashi: DHL dorëzoi dokumentet për votat e Greqisë
24 Maj, 13:41Rezultati i zgjedhjeve për 12 qarqet e vendit u miratua nga KQZ nën kontestimet e vazhdueshme të demokratëve. Hapet rruga e ankimimit, PD çon në KAS rezultatin e qarkut të Kukësit.
-
PAMJET/ Droni kap ‘mat’ kultivuesin e drogës në mes të serës me kanabis në Thumanë
24 Maj, 10:49Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Në pranga autorin e dyshuar me inicialet F. A., 28- vjeç, banues në Thumanë
-
DOSJA/ ‘Këtë javë e mbaruar’, Deti garantoi kalimin e trafikantit në mënyrë të paligjshme drejt Italisë! Përgjimet e ryshfeti 3 mijë € policit
23 Maj, 15:59Pas gjithë kësaj skeme të organizuar për kalimin e trafikanit drejt Italisë, plani u dështoi pasi Edison Cukaj është ndaluar në Portin e Barit nga autoritetet ligjzbatuese Italiane sepse nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe është deportuar përsëri në Shqipëri.
-
‘Policia barkas...’/ Të armatosur e duke ngrënë krudo, momenti kur efektivët ‘mësyjnë' restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku në Gjirin e Lalzit
23 Maj, 11:05Ky është momenti ky policia “mësyn” në restorantin në Gjirin e Lalzit, ku po drekonin shtatë personat që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”, mes tyre edhe Xhevdet Plaku.
-
Arrestohet Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë në Durrës, ‘Akili’ ishte arratisur nga burgu në Itali! U kapën në restorant të armatosur (VIDEO)
23 Maj, 09:59Shtatë persona të kërkuar nga drejtësia për vrasje dhe trafik droge, mes tyre Xhevdet Plaku, i arratisur nga burgu italian u kapën së bashku në Gjirin e Lalzit. Ata janë të akuzuar për ngjarje të ndryshme kriminale dhe nuk dihet se cfarë i bëri bashkë në “drekën e papërfunduar”. Detajet e operacionit “Enigma” i bën të ditura drejtori i policisë së Durrësit.
-
Pacientja vdes pas operacionit për ngushtimin e stomakut në klinikën ‘Villa Alba’ në Durrës! Mjeku vihet nën hetim: Pësoi infarkt një ditë pas ndërhyrjes
22 Maj, 12:37Operacioni për rënien në peshë ka rezultuar fatal për një 54-vjeçare nga Durrës. Valbona Xha Zejno humbi jetën një ditë më parë në spitalin privat “Villa Alba” ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën. Mjeku thotë se pacientja vdiq një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe se ka pësuar infarkt.
-
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, dy në kërkim! Një maroken u solli mjetin autorëve një ditë para vrasjes më pas u larguan drejt Italisë
22 Maj, 10:19Dy persona janë në kërkim, si bashkëpunëtorë në vrasjen e Ermir Dedja-s, në Durrës, anëtar i grupit të Avdylajve. Ata dyshohet se u siguruan autorëve makinën e përdorur në vrasje. Report TV mëson se të dy janë larguar drejt Italisë.
-
Duka në ‘Repolitix’: PAA mori 20 mijë vota bio, pa ne PD më pak deputetë! Berisha gaboi me Kodin, zgjedhjet nuk ribëhen! S’besoja te rrotacioni, ja pse s'e urova Ramën
21 Maj, 23:06Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste intervistë në Report Tv për rezultatin e zgjedhjeve dhe gabimet që bëri opozita. Pse dyshonte se mund të kishte rrotacion politik dhe kush ishte gafa më e madhe e PD-së dhe Berishës. A mendon se kreu i selisë blu duhet të largohet nga partia dhe a mund të ketë pasur marrëveshje okulte PD-PS. Do dorëhiqet Duka dhe a do qëndrojë në opozitë deputeti i zgjedhur në Parlament nga PAA
-
Operacioni 'Ura'/ Beqiri në Report Tv: BKH po zbërthen SKY ECC! Softa: Droga blihej edhe me kripto! Topalli: Çoba drejtonte e rekrutonte! Basha: SPAK s’është më me 7 porta
21 Maj, 21:47"Repolitix" në Report Tv analizon detaje nga dosja e megaoperacionit 'Ura', të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri. Kush janë krerët e organizatës shqiptare të kartelit, si rekrutoheshin anëtarët, transfertat për blerje të drogës edhe me kripto në Ekuador, si vinin fitimet dhe ku ndodhej baza e kësaj sindikate kriminale. Flasin ekspertët e sigurisë Fatjon Softa dhe Faik Basha, avokati Idajet Beqiri dhe gazetarja Aida Topalli
-
Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës
21 Maj, 19:34Madje nëse bën një kontroll të thjesht në dokumentet e subjektit në pronësi të Ervis Doçit, vërehet se edhe administratorët e kësaj kompanie janë emra që janë përfshirë në trafikun e lëndëve nakotike dhe të arrestuar nga autoritetet italiane.
-
Debate në Këshillin Bashkiak Durrës/ Familje të përjashtuara nga rindërtimi, ata që kanë dy banesa ose ata që nuk janë banues në Durrës, s’janë përfitues
21 Maj, 17:05Vendimi është kundërshtuar ashpër nga disa këshilltarë, që e cilësuan atë të padrejtë. Ata theksojnë se banesat e përfshira në procesin e rindërtimit ishin pronë e ligjshme e këtyre familjeve përpara tërmetit të 26 nëntorit 2019.
-
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, burime: Pista kryesore prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja! Vrasësi me pagesë për llogari të dikujt tjetër
21 Maj, 10:39Ermir Dedja, 29 vjeç, anëtar i grupit të njohur kriminal të Shijakut, Avdylajve, u vra pak pas mesnatë së djeshme në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qendrës shëndetësore, teksa i riu po lëvizte në këmbë, veshur me kostum sportiv.
-
Durrës/ Gjendet tritol te 'Veliera' afër pallatit të Vangjush Dakos, ishte lidhur me një celular! Xhenierët bëjnë shpërthim të kontrolluar (VIDEO)
20 Maj, 22:54Kalimtarët njoftuan policinë pasi pikasën lëndën e dyshimtë. Zona u rrethua nga forcat e policisë në vendngjarje. Bëhet shpërthimi i kontrolluar nga forcat xheniere.
-
Pa vula sigurie dhe fletë votimi tepër, numërohen në KQZ 2 kuti të Durrësit dhe Elbasanit
20 Maj, 17:56Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron vetë dy kuti me fletë votimi, që i përkasin njëra qarkut të Durrësit dhe tjetra e qarkut të Elbasanit.
-
I akuzuar për trafik droge në Spanjë/ Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun, e lë në 'arrest shtëpie'
20 Maj, 17:23Ai u arrestua më 11 janar 2025 nga forcat RENEA në Manzë, Durrës, me urdhër të SPAK-ut dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, për qëllime ekstradimi në Itali. Më 2 prill 2025, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi të revokojë masën e sigurisë 'arrest në burg' ndaj Farrukut.
-
Bylykbashi vetëngushëllohet: Durrësi ndër të paktat qarqe ku ruajtëm rezultatin e 2021-shit (por prapë humbës)
20 Maj, 10:49Edhe pse rezultuan humbës, Oerd Bylykbashi vetëngushëllohet me rezultatin e qarkut të Durrësit, duke thënë se është i vetmi qark ku ruajtën të njëjtat mandate si në 2021-shin. Por, edhe në këtë qark, PD me aleatët pësuan një rënie të mbështetjes me 10%.