Minute pas minute

Kronikë

1 Korrik, 15:28

Tirana kryeson/ 35 aksidente të rënda me monopatina në vend në 17 muaj (por jo të gjitha raportohen në polici)! Ligji ende mungon

35 aksidente me pasoja të rënda me monopatina u regjistruan në të gjithë vendin nga 1 janari 2024 deri më 31 maj 2025, 18 prej të cilave në Tiranë. Trendi shihet në rritje në 5 muajt e parë të këtij viti. Gjatë këtyre 17 muajve policia vendosi 913 gjoba, pjesa dërrmuese e të cilave janë vetëm gjatë këtij viti. Përtej këtyre shifrave zyrtare, numri i dëmtimeve nga monopatinat është disa herë më i lartë, siç dëshmojnë dhe shifrat e atyre që përfundojnë në spital.

Njerëz me monopatina

Kosova & Rajoni

1 Korrik, 19:44

Gazetarja nga Kosova ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën në Shkup, Kryeministri batuta: Çunat duhen çuar në riedukim (VIDEO)

Në Shkup, gjatë një deklarate për mediat, Kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim batutash me një gazetare nga Kosova, e cila u ul në gjunjë për shkak të hapësirës. Rama i sugjeroi me humor riedukim për kolegët e saj, ndërsa ajo iu përgjigj se 'fuqia është te zëri, jo te gjatësia'.

Edi Rama në Shkup intervistë me gazetarët

Ekonomi

1 Korrik, 15:40

Në fuqi njohja e pensioneve me Italinë/ U ‘digjej’ mundi i jetës, emigrantët për Report Tv: Drejtësi e vonuar, por historike

Dita e sotme shënon një ngjarje historike për emigrantët shqiptarë, pasi ka nisur zbatimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të pensioneve me Italinë. Të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali do të mund të bashkojnë vitet e sigurimeve në 2 vendet dhe të përftojnë pension në bazë të totalit të viteve të kontributeve. Të njëjtat të drejta do t’i kenë edhe italianët që kanë punuar apo punojnë në Shqipëri.

Dy emigrantët, Murat Klobocishta dhe Alfred Perlala

Kronikë

1 Korrik, 10:19

Prova e SPAK/ Kryemadhi 240 mijë $ shpenzime nga karta e Shatkut! Pagesa për veshje e hotele në Las Vegas e Beverly Hills! Meta: Nuk isha, ngjita Korabin e Jezercën

Një letërporosi e kthyer nga DASH në drejtim të Tiranës, bëri që SPAK të zbulonte se Kryemadhi për një periudhë 3-vjeçare shpenzoi 240 mijë dollarë për vjeshje, hotele e bileta avion përmes një kartë krediti të vënë në dispozicion nga Ardian Shatku, kushëri i saj, që nuk dihet më parë. Kjo është prova e re që SPAK ka në duar, teksa dyshon se blerjet janë edhe më të mëdha. Meta thotë se përgjegjësinë e ka vetëm Kryemadhi.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta në Korab

Opinion

1 Korrik, 21:22

Lorenc Vangjeli: Rama-Farange, është Wrestling e jo luftë, argëtohuni!

Pyetja sesa real është ky debat, mund të marrë përgjigje të ndryshme. Sepse ky është rasti tipik kur debati në dukje si ushtrim aritmetik dhe për parime sociologjike, shndërrohet në një çështje direkte marketingu. Kur secili shqetësohet kryesisht për tregun vetjak. Ky është gjithashtu rasti klasik kur debati shndërrohet në ndeshje mes faktit dhe opinionit dhe kur opinioni dhe fakti zëvendësojnë njëri-tjetrin, ndërthurren me njëri-tjetrin dhe nuk mund të mbijetojnë dot pa njëri-tjetrin.

Nigel Farage dhe Edi Rama

Politikë

1 Korrik, 07:38

Debati për emigrantët në burg në Britani/ Farage pranon ftesën për të vizituar Shqipërinë, Rama: Gabove, shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit (VIDEO)

Pas debatit në distancë për shqiptarët në burg në Britani, Farage pranon ftesën për të vizituar Shqipërinë. Rama i përgjigjet duke i thënë se duhet të pranojë se ka gabuar. I përmend se shqiptarët japin një kontribut në shoqërinë angleze, duke shtuar se s’mund të jenë mish i propagandës për Brexit. I kërkon të caktojnë edhe datën e vizitës.

Foto me AI e postuar nga Edi Rama

Bota

1 Korrik, 21:00

‘Gjakun e lajmë me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Një grup shqiptarësh dyshohet se ka sulmuar shtëpinë e italianit Aurelio Valiante, i cili vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar Rivaldo Rusi gjatë një tentative grabitjeje, duke shkaktuar tensione dhe kërcënime për hakmarrje në rrjetet sociale. Hetimet vazhdojnë me tre të dyshuar, ndërsa autopsia e viktimës pritet të zbardhë rrethanat e vrasjes, veçanërisht nëse ka qenë vetëmbrojtje.

Në foto Rivaldo Rusi dhe foto nga ngjarja e ndodhur në 'Foria të Centola', Itali

Politikë

1 Korrik, 08:35

Rinumërimi/ Hapen 79% e kutive të Fierit! PD humb 103 vota, PS-së i shtohen 15! Lapaj s'ka shpresë për të fituar 1 mandat! Kandidatja demokrate Hasaj vodhi 690 vota

S’ka surpriza as me rinumërimin në Fier. PD kryeson me numrin e votave të pamerituara. PS forcon mandatin, ndërsa Lapajt i zbehen shpresat për t’i marrë një mandat socialistëve. Në PS, Ceno Klosi kampion i votave të pamerituara, të cilit i zbriten 914 vota, ndërsa në PD Silva Hasaj, e cila deri më tani rezulton se ka marrë 689 vota të pamerituara.

Foto nga procesi i rinumërimit për Fierin

Politikë

1 Korrik, 15:58

'EU Reporter' publikon letrën e nënës së Veliajt: Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerave mbi të cilat u ndërtua BE-ja?

Media europiane EUReporter publikoi një artikull mbi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, ku shkruan se mbahet në paraburgim prej 5 muajsh nga SPAK pa qenë ende i akuzuar zyrtarisht. EUReporter publikon edhe një letër të hapur nga nëna e tij, ku ngrihen akuza për shkelje të të drejtave themelore dhe abuzim me masën e paraburgimit.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës

Kultura

1 Korrik, 14:49

Nderime për Kadarenë në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, Helena: U mbijetoi marrëzive të kohës që jetuam, ashtu si shqiptari e Shqipëria (VIDEO)

Të risjellësh në vëmendje kontributin e shumëfishtë të Ismail Kadaresë, është ndoshta gjesti më minimal për të nderuar figurën e tij. Në përvjetorin e parë të ndarjes së tij nga jeta, studiues, shkrimtarë, njerëz të letrave dhe politikës u bënë bashkë për ta kujtuar shkrimtarin e madh, i cili, siç vuri në dukje, bashkëshortja Elena, i mbijetoi marrëzive të kohës

Helena dhe Ismail Kadare

Emisione