Minute pas minute

Kronikë

15 Shtator, 07:48

Afera Partizani/ Berisha s'shkon në gjyq, avokati kërkon pavlefshmëri të akteve për marrjen të pandehur! Kreu i PD sulmon Dumanin: Do ikë si puçist (VIDEO)

Sali Berisha zbatoi vetëm masën e sigurisë detyrim paraqitjeje në SPAK. Ai sulmoi Dumanin duke e akuzuar për lidhje me kriminelë. Ndërkohë, në GJKKO po mbahet seanca e parë e themelit. Në sallën e gjyqit ishte vetëm dhëndri Malltezi, të cilin Berisha nga SPAK e mori në mbrojtje

Sali Berisha sot në SPAK

Kosova & Rajoni

15 Shtator, 08:17

Nis mbrojtja për ish-krerët e UÇK në Hagë! Dëshmitari i parë në gjyq, ish-zyrtari amerikan James Rubin! Avokati i Thaçit: Kemi shans të tregojmë të vërtetën

Dëshmitari i parë është James Rubin, një ish-zyrtar amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Avokati i Thaçit thotë se kanë një shans për të treguar të vërtetën. Një ditë më parë, mijëra shqiptarë u mblodhën në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Foto nga seanca gjyqësore dhe dëshmitari James Rubin

Kronikë

15 Shtator, 10:23

Goditja e firmave piramidale online XUEX, mbi 900 të mashtruar në Lushnje, Fier e Divjakë! Skema që përdonin agjentët për rekrutim, investimi deri në 20 mijë $

Agjentët duhet të rekrutonin të paktën 5 persona për të investuar. Më pas, secili duhet të gjente 5 të tjerë duke zgjeruar skemën. Nga këta mbi 900 të mashtruar, kryesisht janë bujq, që kanë shitur edhe mjetet bujqësore për të investuar. Shuma arrinte deri në 20 mijë dollarë.

Paratë e sekuestruara nga policia

Politikë

15 Shtator, 11:21

Në pritje të qeverisë së re, Rama i dorëzoi të premten Begajt edhe emrat e ministrave! Pritet të shpallë dekretet

Pritet që presidenti të shpallë një dekret emër për emër për secilin ministër. Sa i përket ministres së Inteligjencës Artificiale, burimet thonë se emri i Diellës është vetëm në dekretin e Ramës, që përveçse u emërua kryeministër, iu dha edhe përgjegjësia për "ngritjen dhe funksionimin e ministres virtuale". 

Edi Rama dhe Bajram Begaj gjatë takimit më 12 shtator

Emisione