
18 Shtator, 11:06
Ceremonia e betimit të ministrave të rinj do të mbahet në orën 10:00 në Presidencë. Pas betimit, ministrat i drejtohen Kryeministrisë në këmbë, aty ku do të zhvillojnë mbledhjen e parë qeveritare.
Ministrat e zgjedhur të qeverisë 'Rama 4'
18 Shtator, 07:09
25 minuta zgjati seanca plenare ku kryeministri Rama do të prezantonte programin e qeverisë. Ai paralajmëroi disa herë opozitën se nuk do toleronte përplasjet e zhurmat në seancë. Opozita e finalizoi aksionin duke hedhur sende ndaj kabinetit qeveritar e kryeparlamentarit. PS i kërkon Komisionit të Etikës përjashtimin e Bardhit dhe Fidel Krekës.
Momenti kur Gazment Bardhi hedh rregulloren drejt Ramës
18 Shtator, 11:17
Duke shfrytëzuar historinë e rëndë të abuzimit me të miturën, disa persona të tjerë kanë shantazhuar policin me video të pretenduara seksuale. Ata janë identifikuar nga policia dhe ndaj tyre po kryhen procedurat përkatëse.
Foto ilustruese
18 Shtator, 11:13
Grupi i PD del me tre vendime pas kaosit në Kuvend. Gati mocioni për shkarkimin e kryeparlamentarit Peleshi. Kalimin pa debat të programit, Berisha e quajti një akt si të diktatorit koreano-verior Kim Jong Un.
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha
18 Shtator, 10:16
“Diella” i shpjegoi opozitës se vërtetë nuk është prej mishi, por është kushtetuese pasi është në shërbim të njerëzve, e lirë nga korrupsioni dhe pa ambicie personale. Fjala a saj në Kuvend do të llogaritet brenda kohës së kryeministrit Rama, i cili si përgjegjës për të, shpjegoi mënyrën si do të funksionojë dhe fushat ku do të veprojë Diella.
Ministrja virtuale 'flet' në Kuvend
18 Shtator, 13:59
Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi po bëhet gati për një sezon të ri të mbushur me gara prestigjioze dhe mbi të gjitha për Lojërat Olimpike. 18-vjeçarja rrëfeu në një intervistë për Report TV vizitën e fundit në Tiranë, ndërsa shtoi se këtë sezon kërkon rezultate më të larta.
Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi
18 Shtator, 11:21
Rama komenton sjelljen kaotike të opozitës sot në Kuvend, duke thënë se duhet të heqë dorë nga avazi i vjetër, përndryshe do të përballet sërish me veprimin e sotëm: Hapje e votimit dhe përfundim të seancës para kohe. Jep edhe lajmin: Diella do të jetë e pranishme edhe fizikisht në tryezat e qeverisë. Bardhi e akuzon se do heshtjen e opozitës.
Gazment Bardhi dhe Edi Rama sot në Kuvend
18 Shtator, 14:52
Të akuzuarit e tjerë në këtë proces janë edhe vëllai tjetër Amarildo Meta, si dhe nëna e tyre apo bashkëshortja e viktimës Blerina Meta, për të cilët është kërkuar respektivisht 5 dhe 3 vite burgim.
Fëmijët në gjyq
18 Shtator, 15:36
Në total, për 3 vepra penale, biznesmeni italian u dënua sot me 14 muaj burg, por per shkak te gjykimit te shkurtuar, u aplikua ulja e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundmisht me 9 muaj e 10 ditë burg, afat të cilin e ka shlyer në paraburgim, ku ndodhej prej 8 majit të këtij viti, ndaj dhe u lirua nga qelia.
Davide Pecorelli
17 Shtator, 11:26
I bazuar në 3 shtylla, qeveria “Rama 4” vjen me një program tejet ambicioz për 4 vitet e ardhshme. Turizmi, industria ushtarake, inteligjenca artificiale janë vetëm disa nga pikat ku mazhoranca synon investime dhe ndryshime rrënjësore.
Foto nga programi qeverisës dhe Edi Rama
18 Shtator, 08:11
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit për kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, krijuar pas përfundimit të mandatit të kryetares Holta Zaçaj.
Gjykata Kushtetuese, foto arkiv
18 Shtator, 10:11
Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, duke ndezur konfliktin mes dy familjeve. Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se porositën atentatin, vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.
Autori i vrasjes dhe Bujar Nasufi
18 Shtator, 14:25
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, pema ka bllokuar autostradën dhe po punohet për heqjen e saj nga rruga.
Pema e rrëzuar në autostradë Tiranë-Durrës
18 Shtator, 14:29
Këtë frazë Erion Veliaj do ta dëgjojë nga ekrani i televizorit në qelinë e IEVP Durrës, ose nga ata me të cilët bashkëjeton prej shkurtit 2025 si i paraburgosur. Të shkarkuan, Erion.
Erion Veliaj
17 Shtator, 15:04
Rritje pagash, pensionesh, rishikim taksash, aplikimin e ‘paqes fiskale’ e një sërë projektesh infrastrukturore, turistike e bujqësore, parashikohen në programin qeverisës të Partisë Socialiste në këtë mandat të 4-të. Pas vitit 2028, angazhimi i qeverisë është që të zhduk përdorimin e parasë cash
Kryeministri Edi Rama
18 Shtator, 16:03
Një zjarr ka rënë ditën e sotme midis fshatit Karinë të Bashkisë Peqin dhe fshatit Sinaballaj të Bashkisë Rrogozhinë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri rrezikohen edhe banesat.
Pamje nga zjarri në afërsi të fshatit Sinaballaj
18 Shtator, 15:39
Prokuroria e Fierit ka caktuar masën 'detyrim paraqitje' për 10 zyrtarët e qendrës së Kontrollit Teknik, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier.
Foto ilustruese
18 Shtator, 12:58
18 Shtator, 14:22
18 Shtator, 12:07