Minute pas minute

Kronikë

28 Korrik, 14:31

Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’/ E pandehur edhe Fatime Kryemadhi! SPAK i komunikon akuzat Ema Çokut e Pirro Xhixhos

SPAK mbyll hetimet për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Të pandehur Ilir Meta, Monika Kryemadhi me nënën e saj, Pirro Xhixho e Ema Çoku. Metës e Kryemadhit iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë më datë 29 maj. Fatime Kryemadhit i komunikohet akuza nesër. 

Fatime Kryemadhi, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Politikë

28 Korrik, 12:47

Rama: 'Listë të zezë' me ndërtuesit që shkelin lejen! Arkitektët përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim ndërtuesit, ku u paraqiti edhe masat e reja ligjore që parashikohen për ndërtuesit problematikë. Ai tha se kantierët e ndërtimit do të monitorohen 24 orë ndërsa përgjegjësi ligjore në rast se do të devijohet nga projekti, do të mbajnë edhe arkitektët.

Kryeministri Edi Rama

Kronikë

28 Korrik, 07:16

E rëndë në Pogradec/ Gruaja dhunohet për vdekje dhe e djegin në shtëpi! Shoqërohet autori i dyshuar, dyshohet se kishin lidhje intime (EMRAT+VIDEO)

Një grua që jetonte e vetme në Pogradec u dhunua për vdekje dhe më pas autori e dogji brenda në banesë për të fshehur gjurmët. I buzëqeshur ai u shoqërua nga policia në vendin e krimit, S’kam lidhje me vrasjen, thotë ai. Report Tv solli pamjet kur grupi hetimor kërkon për prova në koshin e plehrave.

Autori i dyshuar Ilirjan Selmani

Politikë

28 Korrik, 07:00

Zgjedhjet/ KQZ ndan mandatet për Fierin, Elbasanin e Durrësin! Në Kuvend shkon Zegjine Çaushi, jo Bardho! Andia Ulliri s’ia merr dot vendin Ndojës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau sot mandatet edhe për 3 qarqet e fundit, duke mbyllur shpalljen e 140 deputetëve që dolën fitues nga 11 maji. Andia Ulliri, demokratja e Durrësit u përpoq të bindte Celibashin ta fuste në parlament për shkak të gjinisë, por nuk ja doli. Mandati i ngeli Arjan Ndojës.

Ilirjan Celibashi

Kronikë

28 Korrik, 14:28

Kodi Penal/ Spahiu i ashpër, kundër lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm: Shqipëria s’i ka kushtet, janë të rrezikshëm!

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report Tv, në emisionin 'Sot, Live në Shqipëri', se është kundër ndryshimeve në Kodin Penal që kanë të bëjnë me lirimin me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm, pasi vendi nuk ka as kushtet dhe as logjistikën. Propozon bërjen e Kodit nga e para dhe jo me arnime nenesh

Kreshnik Spahiu, duke folur sot në Report Tv

Kronikë

28 Korrik, 10:20

Vranë kryefamiljarin/ Nënë e bijë dëshmi kontradiktore, avokati: Janë për psikiatri! Gjykata e Fierit i lë në burg bashkë me mikun

26-vjeçarja, e cila fillimisht pranoi vrasjen e të atit, që sipas saj ishte fanatik, sot e ka mohuar përpara gjykatës. Po në pozita mohuese ka qëndruar e ëma. Nisur nga dëshmitë e tyre kontradiktore dhe gjendja jo e mire mendore, avokati i caktuar kryesisht nga shteti ka kërkuar shtrimin e tyre në spital psikiatrik. Gjykata e Fierit pasi dëgjoi palët caktoi arrest me burg për nënë e bijë si dhe mikun e vajzës, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.

Të dyshuarit për vrasjen Emalinda Rama, Valbona Rama dhe Çlirim Dogani

Kronikë

28 Korrik, 11:39

Afera Partizani/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin

Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, janë treshja e gjyqtarëve që do të vijojnë gjykimin e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën Partizani. GJKKO rrëzoi kërkesën e tyre për përjashtim të trupës gjykuese. Berisha dhe Malltezi donin gjykim nga një Gjykatë tjetër, pasi sipas tyre gjyqtarët janë të kapur nga SPAK.

Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha

Kronikë

28 Korrik, 10:09

Shkeljet me tenderin për Shpal-Rrëshen, Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra dhe detyrimin e paraqitjes për kreun e KPP, Jonaid Myzyri (VIDEO)

Në Apelin e GJKKO-së u mbajt seanca për Jonaid Myzyrin. Ai ankimoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe pezullim nga detyra. Myzyri u mor i pandehur për shkeljet me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Jonaid Myziri

Emisione