Minute pas minute

Kronikë

26 Shtator, 09:07

SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit: U paguan 50 mijë € për gjakmarrje! 3 në pranga, njëri u kap në Itali! Në kërkim porositësi, pronar i lokal 'Monopol' dhe 'Elite Event' (EMRAT)

SPAK zbulon pas 5 vitesh se vrasja dhe groposja e Klevis Lleshit është porositur nga Aurel Hoxha. Vëllai i të dyshuarit është vrarë në 2012-ën nga kushëriri i të riut nga Burreli, Arben Lleshi, ky u fundit u vra në burgun e Peqinit. SPAK e akuzon Hoxhën si kreun e një grupi kriminal të pastrimit të parave të drogës përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj.

Kontrollet në lokalin Monopol, porositësi Aurel Hoxha dhe viktima Klevis Lleshi

Kronikë

26 Shtator, 21:45

Si ka përfunduar profesori i famshëm italian në burgun e Fierit pas aksidentit rrugor, media italiane: Incidenti që mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare

Një profesor italian edhe me famë ndërkombëtare po mbahet prej dy muajsh në burgun e Fierit për shkak të një aksidenti në datën 8 gusht në rrugën Levan-Fier, raportojnë mediat italiane. Në njoftimin e policisë shqiptare pèr aksidentin. shkaktar raportohej profesori italian. 

Michele D’Angelo

Kronikë

26 Shtator, 17:25

'Do i 'shuaj' burrat e fisit Lleshi' - Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli...deri në ekzekutimin në burg të vrasësit

Vrasja në Angli e Agim Hoxhës në 2012-ën, ka prodhuar ndër vite një hakmarrje të dhunshme, që ka marrë deri më tani, jetën e 4 familjarëve të fisit Lleshi: Vetë vrasësin e Agim Hoxhës, 2 xhaxhallarë të tij, dhe më të voglin, Klevisin 22-vjeçar.

Aurel Hoxha, i kërkuar nga SPAK dhe Arben Lleshi, i vrarë në burg

Kronikë

26 Shtator, 12:05

Dosja/ Administratorja e kompanisë që ‘dhuroi’ projektin për rrugën Korçë- Ersekë falsifikoi aktin në emër të Komisionit të Bashkisë! Bisedat me Isain

Lidhje të ngushta me kompani private që më pas rezultonin fituese në projekte, falsifikime firmash, apo shkëmbime dhe konsultime me privatët të vlerave të tenderave, para se të bëheshin publike, janë disa nga elementët që çuan SPAK të marrë të pendehur Erion Isain, 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë si dhe administratoren e një kompanie private.

Shembja në rrugën Korçë-Ersekë dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai

Sociale

26 Shtator, 21:35

‘Mbaj mend kalendarin nga viti zero në infinit’, gjeniu i datave Romeo Deda për Report Tv: Di të gjitha rezultatet e përballjeve në botëror! Kam aplikuar për Guinness (VIDEO)

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tregoi se di të gjitha rezultatet e përballjeve në botëror. Romeo tregon se i janë dashur rreth 3 muaj kohë, për të mësuar rezulatet e ndeshjeve të botërorit, ndërsa thekson se shumica mendojnë se ai është parashikues.

Romeo Deda

Emisione